• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Jepen shpërblimet e tjera për BEBET/ Ja kush i merr dhe si përfitohet
Home
Sociale

Jepen shpërblimet e tjera për BEBET/ Ja kush i merr dhe si përfitohet

11 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Vijon dhënia e shpërblimeve për bebet. Në Thesarin e Shtetit ditët e fundit janë kryer pagesat e radhës nga Bashkia e Tiranës, por edhe bashkitë e tjera për shpërblimin prej 5 mijë lekësh për bebet. Gazeta “Shqiptarja.com” pyeti pranë Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Financave, të cilat thanë se janë bërë pagesa për bebet e lindura në vitin 2009, por edhe për vitin 2015. Prej disa vitesh shpërblimi për bebet nuk është bërë në kohën e duhur, duke bërë që familjet të mos marrin pagesën prej 5 mijë lekë të reja. Bëhet fjalë për shpërblimin që jep shtetit për çdo fëmijë që lind, por edhe shpërblimi shtesë që jep vetëm e Bashkia e Tiranës për fëmijët e sapolindur.

Pagesat e dhjetorit

Në fund të muajit dhjetor u bën pagesat e prapambetura për shpërblimet e bebeve. Në dhjetor u dhanë shpërblimet nga vitit 2011 deri në 2015, kohë kur Bashkia e Tiranës nuk e kishte dhënë pagesën prej 5 mijë lekë të reja.

Për të marrë shpërblimin të gjitha familjet duhet të bëjnë aktiv numrin e llogarisë bankare, pasi një pjesë e pagesave nuk janë bërë pikërisht për shkak të mungesës së numrave të llogarive bankare. Për këtë familjet duhet të shkojnë pranë minibashkive.

Por si përfitohet shpërblimi për bebet?

Nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile do të regjistrojnë të gjithë fëmijët e paregjistruar. Për rastet e regjistrimit të lindjeve të ndodhura brenda vendit të cilat deklarohen brenda afatit 60-ditor nga dita e lindjes, nëpunësi i gjendjes civile do të mbajë aktin e lindjes dhe do të pajisë të interesuarin me certifikatë lindje, në të cilën duhet pasqyruar saktë data e lindjes dhe data e mbajtjes së aktit të lindjes.

Për rastet e regjistrimit të lindjeve të ndodhura jashtë shtetit, të cilat deklarohen brenda afatit 90-ditor nga dita e lindjes, nëpunësi i gjendjes civile do ta pajisë të interesuarin me certifikatën e lindjes në të cilën do të pasqyrojë saktë datën e lindjes dhe datën e mbajtjes së aktit, kur akti mbahet në këtë zyrë ose datën e regjistrimit në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile për raste kur akti është mbajtur jashtë shtetit.

Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile, pasi vëren se rasti përmbush kriteret, e pajis të interesuarin me certifikatën e lindjes së fëmijës me shënimin “Për efekt shpërblimi, nga regjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor”. Për të gjitha këto raste, zyra e gjendjes civile harton një listë mujore dhe e dërgon në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe një kopje zyrës së financës përkatëse.

I interesuari me certifikatën e lindjes duhet të paraqitet në zyrën e financës së bashkisë/njësisë bashkiake përkatëse, për të tërhequr shumën prej 5000 lekë.

Punonjësi i ngarkuar nga kryetari i bashkisë/njësisë administrative, pasi administron certifikatën e lindjes me shënimin “Për efekt shpërblimi, nga regjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor”, e verifikon me listën e hartuar nga zyra e gjendjes civile, kryen pagesën dhe në fund të çdo muaji harton listën e shtetasve, të cilët kanë përfituar nga ky shpërblim.

Brenda datës 5 të muajit pasardhës, kryetari i bashkisë/njësisë administrative, dërgon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme kërkesën për fond, të shoqëruar me listën emërore të fëmijëve të regjistruar brenda afatit ligjor dhe që kanë përfituar/do të përfitojnë shpërblimin.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile përgatit pasqyrën përmbledhëse për njësitë shpenzuese që kanë paraqitur kërkesë për fond dhe çdo dy muaj e dërgon pranë Drejtorisë së Politikave Financiare.

Vonesat

Prej disa vitesh shpërblimi për bebet nuk është bërë në kohën e duhur, duke bërë që familjet të mos marrin pagesën prej 5 mijë lekë të reja. Bëhet fjalë për shpërblimin që jep shtetit për çdo fëmijë që lind

Vitet

“Shqiptarja.com” pyeti pranë Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Financave, të cilat thanë se janë bërë pagesa për bebet e lindura në vitin 2009, por edhe për vitin 2015. Duhet të dorëzoni numrin e llogarisë bankare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Merkato, ​Arsenal nis bisedimet me Malcom
Previous article Aurela Hoxha publikon foto me bikini, duket shumë seksi (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT