Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur për situatën e Covid në vendin tonë dhe bën me dije se rreth 1500-1600 persona të prekur, trajtohen në shtëpi.
Ndërkaq ai tha se shumë persona duan të trajtohen në shtëpi, por ata që kanë simptoma të forta, si problemet me frymëmarrjen, duhet të dërgohen në spital.
Më tej Brataj shtoi se hapja e shkollave kërkon rregulla të reja.
“Hapja e shkollave kërkon rregulla të reja. Përhapja e shkollave në Covid është e ulët. Mbetet për tu parë si të vijojë situata në vjeshtë.
Nëse nuk respekton biznesmeni une si qytetar pastaj se bej. Ajo rritje që filloi nga fundi i korrikut ka të njëjtin trend. 500-600 thirrje në ditë per Covid.
117 te prekur trajtohen në spital. Te 40% që nuk kanë simptoma. Rreth 1500-1600 të prekur nga covid trajtohen në shtepi.
Kur nuk mbushesh dot me frymë duhet ti drejtohemi spitalit, nuk lejohen të trajtohen në shtëpi. Mungesa e frymëmarrjes është simptomë e fortë. Shumë persona duan të trajtohen në shtëpi,por kur shenjat janë të fora është e pamundur”, tha Brataj për news 24.


