Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhe të forta në drejtim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, teksa flet ende për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.
Gjatë një konference të nivelit të lartë anti-korrupsion, kreu i qeverisë shqiptare e pranoi hapur teksa tha se askush nuk duhet të krijojë iluzione pasi nëse nuk goditet korrupsioni i nivelit të lartë brenda sistemit të drejtësisë, s’mund të mendohet se kjo do të vlejë dhe për zyrtarët e lartë.
“Më vjen mirë që këtu flasim për korrupsionin bazuar në fakte. Në fakte të nxjerra në pah në mënyrë krejt të pavarur nga një organizatë e mirënjohur për integritetin për identifikimin e korrupsionit në të gjitha shtetet dhe vlerësimin e situatës. Padiskutuar që lufta ndaj korrupsionit është në thelb luftë për modernizimin e shtetit. Është alternativa e shtetit kur ai mungon në shërbim ndaj qytetarëve, kur është i padisponueshëm për të dhënë atë që secilit i takon. Dhe kur shteti është i pafuqishëm për të vendosur interesin publik mbi interesa të ndryshme private.”, tha Ram.