• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEP LAJMIN/ Veliaj: Ja deri kur do shtyhen kreditë e buta
Home
Sociale

JEP LAJMIN/ Veliaj: Ja deri kur do shtyhen kreditë e buta

17 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të shtyjë gjer më 17 maj afatin e aplikimit për kreditë e buta. Në lidhje telefonike për News 24, kryebashkiaku Veliaj beri me dije se një nga vendimet që do tē miratohen nga këshilli bashkiak do të jetë dhe ajo për ti dhëne kohe qytetarëve qe të aplikojnë pasi të kalojë dhe kjo situatë emergjence prej koronaviruesit. Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur për të ndihmuar familjet në nevojë për strehim.

“Aplikimin për kreditë e buta kemi vendosur që ta shtyjmë me dy muaj, pra nga 17 marsi do të jetë 17 maji dita e fundit e aplikimit për kreditë e buta. Dhe sigurisht nëse kriza do të vazhdojë, ne do të duhet ta moderojmë edhe atë vendim; pra askush nuk ka nevojë të ngutet apo të vijë në Bashki, kjo është diçka që pret. Ajo që nuk pret është higjiena dhe menaxhimi i kësaj krize. Ne kemi interes t’i japim, jo t’i mbajmë kreditë e buta. Kështu që për sa kohë që bashkia e ka paguar interesin, ne duam që sa më shumë familje të reja të përfitojnë nga ky proces”, deklaroi ai.

Veliaj siguroi gjithashtu se Bashkia e Tiranës do të vijoje ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Një proces tjetër që jemi duke e vazhduar është procesi i kompensimit dhe i rindërtimit të shtëpive pas tërmetit. Ka qenë një porosi e veçantë e kryeministrit, që të gjitha bashkitë të funksionojnë me dy skuadra, pra një skuadër që merret me emergjencën aktuale që në Bashkinë e Tiranës përveç kryetarit dhe drejtuesve kryesorë, është Zjarrfikësja, Policia Bashkiake, transporti, ujësjellësi, dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, bashkë me Shërbimet Sociale, që çojnë drekat dhe darkat në çdo familje në nevojë, kryesisht tek të moshuarit. Por ka edhe një skuadër tjetër që po vazhdon punën normale, që përveç kredive të buta, ka të bëjë me ndërtimin e 600 shtëpive të reja në fshat që janë dëmtuar prej tërmetit, dhe planifikimin final të lagjeve të reja për të tjerët që në zonat urbane mund të kenë të dëmtuar apo humbur shtëpinë e tyre prej tërmetit. Duam të mendojmë, dhe po e imagjinojmë Tiranën edhe mbas kësaj situate. Sigurisht që ne do ta fitojmë këtë betejë, e sigurisht që kjo flamë një ditë do mbarojë dhe do mundet. Kështu që duhet të mendojmë që tani se çfarë do të bëjmë në ditën e parë kur të kthehemi në normalitet”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shkon në 26 numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Previous article KORONAVIRUSI/ Zvicra tani teston vetëm pacientët me rrezik të lartë

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT