Ministrja Evis Kushi ka dhënë ditën e sotme se në të gjithë territorin e Shqipërisë do të ketë vetëm një tekst të unifikuar abetareje.
Lajmin e ka bërë të ditur për mediat ditën e sotme pas ndryshimeve që janë miratuar në qeveri.
“ Kemi tekste alternative, nxënësit do të zgjedhin një nga tre alternativat. Nga sot, do të përjashtohet teksti i Abetares, të gjithë nxënësit do të kenë një tekst të unifikuar. Abetarja është libri i parë që përballet nxënësi në bankat e shkollës. Nga takimet që kemi zhvilluar me mësuesit kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar. Në mënyrë që të fillojmë procedurat për një konkurim transparent të gjithë vogëlushët të kenë një abetare.”- tha Evis Kushi.