• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEP LAJMIN E MIRË/ Veliaj: Muajin tjetër hapet thirrja për 1000 kredi të buta
Home
Ekonomi

JEP LAJMIN E MIRË/ Veliaj: Muajin tjetër hapet thirrja për 1000 kredi të buta

8 January, 2020 F.autor Aktualitet, Ekonomi, Sociale

1000 familje dhe çifte të reja në kryeqytet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë të re sipas normave të interesave të tregut, do të përfitojnë nga programi i kredisë së butë. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të dy shkollave të reja që po ndërtohen në kryeqytet, shkolla “”Kristo Frashëri” dhe “Vaçe Zela”. Ai tha se muajin tjetër do të hapet thirrja për dhënien e kredive të buta.

“Duke filluar nga muaji tjetër bashkë me Entin Kombëtar të Banesave ne do të hapim një thirrje  për 1000 kredi të reja të buta dhe siç kemi parë nga thirrja e parë që patëm me 1000 kreditë e para, kryesisht kanë qenë këto lloj zonash. Pra zona që janë midis Unazës së Tretë dhe Unazës së Pestë të Tiranës, zona që kanë ndërtime të reja dhe të përballueshme për sa i përket fuqisë së kredisë, por edhe fuqisë që mund të paguajë një familje e re. Dhe zona që preferojnë një apartament aty ku është afër një shkollë, një kopsht apo një çerdhe”, u shpreh Veliaj.

Bashkia e Tiranës përmes projektit për kredi të butë, i ofron mundësinë mijëra familjeve dhe çifteve të reja për të marrë një shtëpi të re, në zona me akses nëpër shkolla, kopshte apo çerdhe.

Për sa i përket procedurës së kredive të buta, të gjitha aplikimet e bëra në njësitë administrative për strehim nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë, shqyrtohen në bashkinë e Tiranës për të bërë më pas dhe përzgjedhjen e familjeve që plotësojnë kriteret për të marrë kredi të butë me interes 3%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGOO NUK MJAFTON/ "Bardheblutë" humbin miqësoren e parë ndaj Alanyaspor
Previous article ËSHTË I HUAZUAR NGA PARTIZANI/ Ja kur do të prezantohet Jasir Asani tek klubi i ri në Suedi

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT