• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: Paga e mjekëve të përgjithshëm do të rritet në 131 mijë lekë, infermierëve…
Home
Politikë

JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: Paga e mjekëve të përgjithshëm do të rritet në 131 mijë lekë, infermierëve…

5 April, 2023 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me mjekët dhe infermierët  në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”,  ku ka dhënë detaje  për rritjen e pagave që do të ndërmerren për këtë sektor.

Ai është shprehur se këtë muaj do të futet në zbatim rritja e pagave për mjekët specialistë, të përgjithshëm dhe infermierët, duke u pasuar më pas nga prilli që vjen me një tjetër rritje.

Sipas Ramës paga e mjekëve specialistë do të shkojë në 112 mijë lekë, ndërsa e infermierëve rreth 72 mijë lekë. Vitin e ardhshëm paga për mjekët e përgjithshëm do të shkojë në 131 mijë dhe 87 mijë për infermierët.

“Është rritja më e madhe historike e pagave dhe ne kemi luftuar e gëlltitur shumë gjëra me durim sepse kjo nuk është vetëm dëshirë por edhe mundësi, mundësitë rriten me shumë përpjekje dhe patjetër kur ekonomia merr frymë dhe rritet,. Kjo rritje pagash është një pasqyrë direkte e rritjes së ekonomisë që ka pësuar edhe goditje të forta.

Ju i dini se keni qenë dhe në vijën e parë të përballimit që është koha e pandemisë, ne kemi bërë një rritje page të mjekëve specialist me 50 mijë lekë që do të futet në zbatim tani dhe do të bëjmë një rritje prej 7% për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët.

Kjo do të thotë se paga e mjekëve të përgjithshëm do të rritet do të shkojë në 112 mijë lekë, ndërsa e infermierëve rreth 72 mijë lekë. Ky është hapi i parë tani dhe prillin tjetër, mjekët specialist do të vijojnë dhe nuk do të kërkojnë më shumë, ndërsa për mjekët e përgjithshëm do të shkojë në 131 mijë dhe 87 mijë për infermierët, nëse mjekët specialist do të vijojnë dhe nuk do të kërkojnë më shumë.

Me këtë rritje ne shkojmë në nivelin e lartë të rajonit dhe nuk na thotë më njeri dhe të rinjtë që duan më shumë që dhe për shkak të moshës kanë bërë dhe më pak. Paga mesatare në vendin tonë do të shkojë në 900 euro, nuk janë ato të Gjermanisë por nga ana tjetër dhe shtëpitë në Gjermani i kanë më të kripura eurot, edhe transporti po ashtu edhe kafet në Gjermani duan më shumë euro dhe kanë shijë ndryshe.

Elementi tjetër që është ekstra për mjekët është se me autonominë spitalore dhe për tre vite të shtrihet kudo, mjekët në bazë të performancës do të kenë dhe mundësinë që të marrin më shumë”, ka thënë Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 14 MAJI/ Açka publikon foto me Roland Bejkon: Detyrim historik të ndihemi të djathtë dhe...
Previous article DETAJET/ Tentuan të trafikonin 118 kg kanabis drejt Greqisë, gjykata e Korçës lë në burg dy rumunët

F.autor

Postime të ngjashme

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes Politikë

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT