• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN E MIRË/ Rama në krah të Pacollit në Thumanë: Sot nis ndërtimi i pallateve të reja. Viktimat…
Home
Politikë

JEP LAJMIN E MIRË/ Rama në krah të Pacollit në Thumanë: Sot nis ndërtimi i pallateve të reja. Viktimat…

15 January, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Është hapur sot kantieri për pallate e reja që do të ndërtohen në Thumanë, një nga zonat më të goditura në vendin tonë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Për të inspektuar nga afër punën e deritanishme, ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ky i fundit ka akorduar një donacion prej 1 milion euro për ndërtimin e një pallati në Thumanë, ndërsa 13 godina do të ndërtohen me fondet e qeverisë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se jetët e humbura nuk i kthejnë dot, por të paktën ata që kanë humbur të dashurit e tyre të kenë një shtëpi. “S’i kthejmë dot në jetë viktimat, s’e kthejmë dot kohën, por kur t’ju japin çelësin e shtëpisë familjarëve, t’i bëjmë të ndihen më mirë.”, tha Rama.

Pjesë nga biseda mes Ramës dhe Pacollit
Rama: Faza tjetër është tek ajo zona pak e pjerrët. Tek pjesa këtu do ndërtoni edhe ju (i drejtohet Pacollit).

Pacolli: Rrugët janë përgatitur dhe do të ndërtohet asfalti, kur të mbarojë projekti. Tek ndërtesat do impelemtojmë atë projekt që keni përgatitur. Është fjala për një kompleks, ku çdo ndërtesë ka 2700 metra katrorë. Janë rreth 80 apartamente, me 100 metra katrorë. Do jetë banim social dhe kati i parë është parashikuar që të jetë për shërbime publike. Çdo gjë do të jetë në rregull.

Rama: Ku ndahemi këtu me bacën? (Kerkon shpjegim per projektin) Këtu është lagja e re. Lajmi i mirë për të gjithë banorët është që sot fillon nisja e punës për apartamentet. Fillon me fondacionit prej 1 mln euro nga bacë Paçolli. Ai ma ka thënë me gatishmëri të plotë se ajo pjesë që do të marrë, do e bëj. Ne do të ndërtojmë pjesën tjetër. Këtu është shkolla e kombinuar dhe me kopshtin. Në pjesën këtej (sqaron projektin) kemi dhe njësitë administrative. Këtu do të ndërtojmë me buxhetin e shtetit, njësinë administrative, ku do të jetë administrata e bashkisë, dhe qendra shëndetësore dhe një qendër komunitarë. Këtu do të bëhet një qytet i ri.

Pacolli: Pas asaj tragjedie, pas disa kohësh këtu do të jetë një qendër dhe një qytezë e bukur në Shqipëri. Popullata do të jetojë e lumtur.

Rama: Mbi atë pllajën është një liqen, dhe ajo është një pikë turistike. pasi këtu nuk janë banesa sociale, por apartamente si në Tiranë. Këtu mund të ndërtohen gjëra të bukura. Atë godinën e vjetër do ta ruajmë, për të kujtuar qytetin e vjetër, dhe do të vendosim një obelisk në nderim të viktimave të tërmetit.

Pacolli: Duhet thënë se është bërë një punë profesionale dhe logjike. Ne do të punojmë.
Rama: Ajo që zakonisht edhe kur s’ka alternativa të veçanta, pasi kur nis një punë nuk nis sa del ekskavatori në terren. Ajo që ka qenë problem s’ka qenë veç gjeologjia, por dhe aspekti i pronësisë, dhe dokumentacionet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARTAT/ Absurdi i zgjerimit të 12 miljeve nga Greqia, çfarë do të ndodhte po të aplikohej
Previous article "MUÇI DHE SEFERI DO T'I SJELLIN GOLAT TIRANËS"/ Çelhaka pas dëmtimit: Edhe vjet ishim në këto pozita, por dolëm kampionë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT