Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në vendin tonë kanë mbërritur 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK.
Rama thekson se ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten gjatë muajit maj.
“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK
Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkruan Rama.


