• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEP LAJMIN E MIRË/ Mjeku epidemiolog: Në ditët në vijim do kemi ulje të rasteve me COVID-19
Home
Sociale

JEP LAJMIN E MIRË/ Mjeku epidemiolog: Në ditët në vijim do kemi ulje të rasteve me COVID-19

23 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Shtimi i rasteve me Covid-19 ditët e fundit në Shqipëri ka shtuar jo pak shqetësimin tek qytetarët. Pavarësisht numrave që kanë një luhatje relativisht të madhe nga dita në ditë, problem mbetet numri i qytetarëve, të cilët për shkak të komplikacioneve kanë kërkuar ndihmë në spital duke rritur fluksin e të shtruarve në pavione.

Por, në ditët në vijim mjekët parashikojnë që numri i rasteve me COVID-19 do të marrë trajektore rënëse.

Kështu u shpreh në Euronews Albania, mjeku epidemiolog i ISHP-së, Artan Simaku.

Sipas tij, rastet e shtuara ishin të parashikuara, ndërsa shtoi se kjo ka ardhur për shkak të lehtësimit të masave dhe mosrespektimit të masave nga qytetarët.

“Situata duhet thënë që në fillim se nuk është shqetësuese dhe nuk ka vend për panik. Në ditët në vijim parashikohet një trend në rënie e këtyre rasteve. Kjo ishte një periudhë kalimtare, e cila ishte e pritshme. Kjo ka ndodhur se nuk janë respektuar masat. Ka patur një relaksim të tepruar të popullatës dhe moszbatim të këtyre rregullave, por jo vetëm nga popullata por edhe nga shumë biznese që kanë thyer rregullat. Apeli për popullatën është zbatimi dhe respektimi këtyre masave, sepse do të bashkëjetojmë me Covid-in.”, tha ai.

Por, a ka Shqipëria kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar numrin e shtrimeve në spital nga COVID-19, specialisti i ISHP-së dha këtë përgjigje: “Aktualisht janë katër spitale COVID, që janë në gjendje të presin një fluks më të madh se sa është ky që është tani. Janë edhe tre spitale të tjera që janë në pritje nëse do të ketë raste të shtuara, por nuk parashikojmë raste e tilla. Jo vetëm spitalet, por është edhe infrastruktura. Coronavirusi nuk parashikohet të zhduket shpejt, por do të bashkëjetojmë me të. Kjo është një fazë kalimtare dhe ishte pritshme dhe në ditët në vijim parashikohet një trend rënës i këtyre rasteve”, u shpreh ai.

Mjeku shtoi se aktualisht në Spitalin Infektiv 10 pacientë janë në terapi intensive dhe një tjetër i intubuar. Siç thekson mjeku Simaku, gjendja e pacientëve të shtruar është relativisht e mirë.

“Aktualisht vetëm 10 pacientë janë në terapi intensive, dhe vetëm 1 është i intubuar. Gjendja është relativisht e mirë. Pra, edhe këto personat që janë në terapi intensive nuk janë në gjendje të rëndë, dhe shpresojmë në ditët në vijim që të bjerë ky numër”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKENARI SI NË FILMA/ Ky është mjeku që operoi fshehurazi autorin e vrasjes së dyfishtë në Laç
Previous article SHQETËSON FANSAT/ Ul pantallonat dhe kërcen, por nuk flet dot (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT