• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN E MIRË/ Manastirliu: Së shpejti mbërrijnë në Tiranë 340 mijë doza të vaksinës Coronavac
Home
Politikë

JEP LAJMIN E MIRË/ Manastirliu: Së shpejti mbërrijnë në Tiranë 340 mijë doza të vaksinës Coronavac

14 July, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

340,000 doza vaksinash Coronavac do të mbërrijnë në Tiranë, për të intensifikuar edhe më tej vaksinimin masiv ndaj COVID19. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila e ka dhënë lajmin gjatë inspektimit të punimeve të qendrës shëndetësore në Borizanë, e cila po rindërtohet nga themelet, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit.  Manastirliu tha se ky do të jetë një sezon, ku fokusi do të jetë tek vaksinimi dhe mbrojtja e jetës së çdo qytetari.

“Edhe pse në një kohë të vështirë, siç është pandemia, ne nuk ndalëm asnjëherë punën për investimet në shëndetësi dhe gjithashtu me programin e rindërtimit,  për të mundësuar shërimin e plagëve të tërmetit të Nëntorit. Ndaj jam shumë e kënaqur që po çojmë përpara projektet për rehabilitimin e një seri qendrash shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti, spitalin e ri të Laçit, Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, etj. Brenda mandatit të ardhshëm ne do të vijojmë me programin e rehabilitimit të plotë të qendrave shëndetësore kudo në vend”, tha Manastirliu.

Duke folur për shërbimet socio-shëndetësore, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se pjesë e planit të zhvillimit të kujdesit parësor është ngritja e qendrave të mjekësisë familjare.

Qendra e re Shëndetësore e Borizanës po ndërtohet me mbështetjen e qeverisë zviceriane, nëpërmjet programit “Shëndet për të Gjithë”. Në kuadër të programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit, janë në rikonstruksion 6 objekte të sistemit parësor: Qendra Shëndetësore Thumanë, Qendra Shëndetësore Bubq, Ambulanca Borizanë, Ambulanca Varosh, Ambulanca Luz, Qendra Shëndetësore Ishëm dhe së shpejti fillon edhe Qendra Shëndetësore nr. 1 në Durrës. Sa i takon spitaleve të dëmtuara, ka filluar puna për ndërtimin e Spitalit të Laçit dhe për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI E FITOVE MANDATIN E TRETË? Rama: PS parti e ndryshimit, jo pushtetit
Previous article DHUNË PSIKOLOGJIKE NDAJ MOSTRËS/ I shkatërron sallonin e estetikës, bie në pranga 31-vjeçari

Delo.autor

Postime të ngjashme

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun Aktualitet

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun

DETAJET E DOSJES/ Nga akuzat për vrasje, te grupi i Laert Haxhiut! Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit Aktualitet

DETAJET E DOSJES/ Nga akuzat për vrasje, te grupi i Laert Haxhiut! Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT