• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEP LAJMIN E MIRË/ Manastirliu: Realizohet për herë të parë implanti koklear falas për fëmijët
Home
Sociale

JEP LAJMIN E MIRË/ Manastirliu: Realizohet për herë të parë implanti koklear falas për fëmijët

7 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Realizohet me sukses implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë, me financim të plotë nga shteti. Ndërhyrjet e rralla janë realizuar tek 5 fëmijë nga mosha 2-7 vjeç në shërbimin e Otorino-Laringologjisë në QSUT apo siç njihet si Spitali Francez. Ministrja Manastirliu vlerësoi punën e stafeve mjekësore dhe garantoi financimin nga shteti të paketës së implantit koklear.

“Për mua është ndër lajmet më të gëzuara që ja mbërritëm kësaj dite për të realizuar implantin koklear. Kjo është realizuar falë ekspertizës së mjekëve por edhe mbështetjes së qeverisë për sigurimin e financimit për paketën falas të implantit koklear. Janë pesë fëmijë që do t’u rikthehet dëgjimi dhe integrohen plotësisht në jetën sociale dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë paketë falas”, tha Manastirliu.

“Faleminderit që bëtë diçka të pamundur për ne, sepse është shumë e kushtueshme, Është si një ëndërr për ne”, u shpreh nëna e Orlandos, djalit 2 vjeçar që është edhe fëmija më i vogël që kreu ndërhyrjen e rrallë.

“Kjo është një rrugë e gjatë por kemi bërë hapin më të rëndësishëm për këta fëmijë”, tha prof. Suela Sallavaci, një prej mjekeve që kanë kryer ndërhyrjet.

“Në fakt kemi shumë vite që e presim këtë projekt të madh dhe është vërtet një arritje për shërbimin tonë. Futja e implantit koklear duket si kosto vërtet e madhe porn ë afat të gjatë jo sepse arrin të integrojë plotësisht këta fëmijë”, tha prof. Besim Boçi, shef i shërbimit të ORL.

20 fëmijë me nevoja të veçanta (shurdhësi e lindur) do të përfitojnë në vit nga kjo ndërhyrje dhe aparatin e posaçëm që i rikthen dëgjimin. Ndërhyrja është definitive dhe arrin të integrojë plotësisht fëmijët në jetën sociale, pas një procesi të gjatë rehabilitimi. Kosto e trajtimit për çdo fëmijë është 29 mijë dollarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Sa qëndron koronavirusi në lëkurën e njeriut? E zbulon studimi i fundit
Previous article TAKIM ME MINISTREN E JASHTME TË SUEDISË/ Rama: Folëm për kryesimin e OSBE dhe situatën në Bjellorusi

s.autor

Postime të ngjashme

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT