• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN E MIRË/ Ahmetaj: 1 mijë e 156 familje ende në çadra prej tërmetit, në fund të majit 2021 s’do ketë asnjë
Home
Politikë

JEP LAJMIN E MIRË/ Ahmetaj: 1 mijë e 156 familje ende në çadra prej tërmetit, në fund të majit 2021 s’do ketë asnjë

28 December, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një intervistë për gazetaren Erjola Jata të News24 ka folur për procesin i ndërtimit të banesave të reja për familjet e prekura nga tërmeti.

Ky proces tashmë mbush më shumë se 1 vit nga projektimi dhe Ahmetaj ka dy lajme të mira për të ndarë. I pari është se 1 mijë familje në disa zona brenda 31 dhjetorit 2020 do të futen në banesat e reja.

Ndërkaq Ahmetaj informon se janë 1 mijë e 156 familje momentalisht që vijojnë të jenë në ccadra, por ai premton se deri në fund të majit nuk do ketë më asnjë në ccadër.

”E kemi biseduar shpejt për procesin e Rindërtimit, unë ndërkohë dhe ju e keni parë që terreni i ndërtimit so preket me dorë nga të gjitha programet, qoftë në njësitë individuale, qoftë tek shkollat, grantet, banesat kolektive në ato që ne i themi lagjet e mëdha ku kemi apartamente kolektive, qoftë në poliqendra si 5 Maji e Kombinati, si Laçi apo në banesa të pikëzuara që vendosen në bazë të diskutimeve.

Banesat individuale

Ka dy lajme të mira për qytetarët që presin të hyjnë në shtëpi, apo kanë hyrë. Janë 1 mijë afmilje që deri në 31 dhjetor që hyjnë në banesa individuale, isha në Pezë, kam qenë Shijak, shkoj në Kavajë, Thumanë, përfundojnë para 31 dhjetorit, do e gëzojnë në shtëpitë e tyre të reja falas.

Lajm i dytë, që deri në maj deri në fund të majit asnjë familje s’do, 1 mijë e 156 familje ende në çadra. Në janar ishin mbi 11 mijë në çadra. Të gjitha kanë marrë bonus qiraje. Duke u ndërtuar, duke i rokonstruktuar, duke ulur numrin e familjeve në çadra. Siç e theksova në maj të vitit 2021 ne nuk do kemi asnjë familje në çadër. Presupozohet të jemi në një proces ndërtimi të njësive individuale, i kombinuar dhe me dhënien e parave të plota, për njësi individuale që nuk ndërtohen për shkaqe gjeologjike, e kemi ezauruar në maj, maksimumi deri në mes të qershorit.

Bonusi i qirave do vijojë të jepet, e patë dhe aktin ligjor që kaluam, kemi dhënë 2.6 miliardë lekë ose 26 milion dollarë që janë bonus qiraje. Edhe ata në çadra morën bonus qiraje, por për arsye se duan të rrijnë afër tokës, të kujdesen për bagëtinë, do rrinë në çadra. E kemi mirëpritur këtë vendim. Në finale çdo familje do bënte zgjedhjen e saj, afër bagëtisë, gjithë nevojave me terrenin apo tokat bujqësore. Mund ta verifikoni dhe nga kronikat e mëparshme, kam thënë që janë 1 234 familje në çadra, sot janë 1 mijë e 156, çdo javë po ulet. Po ndiqja debatet në Kroaci. Jam gati t’ju ndaj dhe linkun. Tërmeti i Kroacisë që ishte shumë më i voglë, ende s’ka filluar Rindërtimi. Ka vende në G7 si Italia, që iu zgjati Rindërtimi me 10 vite. Në Itali ka ende tërmete para 10 vitesh, dhe që iu është vonuar Rindërtimi.

Nëse mendoni se lajm i mirë është që sot deri më 31 dhjetor do futen 1 mijë familje, lajm akoma më i mirë ësthë për ata që presin,. S’ka asnjë dyshim që çdo qytetar i dëmtuar do futet në shtëpitë e reja falas.”- tha Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ MSH-së: Parandaloni përhapjen e virusit, festoni festat vetëm me familjen tuaja
Previous article "KURRË TEK REAL MADRIT"/ Messi flet për të ardhmen, gjithçka vendoset në fund të sezonit

s.autor

Postime të ngjashme

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT