• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN E KEQ/ Eksperti i vaksinës së Oksfordit: Nuk ka shpresa për këtë vit, ja kur do të rikthehemi në normalitet
Home
Nderkombetare

JEP LAJMIN E KEQ/ Eksperti i vaksinës së Oksfordit: Nuk ka shpresa për këtë vit, ja kur do të rikthehemi në normalitet

14 October, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kreu i ekipit që po drejton testimet e vaksinës së Oksfordit ka thënë se, maskat dhe distancimi social do të nevojiten deri verën e ardhshme. Andrew Pollard paralajmëroi se rregullat e rrepta duhet të ndiqen edhe nëse testimet globale rezultojnë të suksesshme.

Eksperti tha se vaksinat e para nuk do të jenë në dispozicion deri vitin e ardhshëm. Sipas tij ato pak që do të dalin, do të jenë vetëm për punonjësit e shëndetit.

Ai shpreson që testimet e fazës së tretë të përfundojnë deri në fund të dhjetorit të këtij vitit, por sipas Pollard jeta nuk do të rikthehet kaq shpejt në normalitet.

“Jeta nuk do të kthehet në normalitet deri verën e ardhshme. Mund të na duhen maska ​​deri në korrik. Nëse arrijmë të kemi një vaksinë që është efektive në parandalimin e sëmundjes, kjo do të jetë mënyra më e mirë për të kontrolluar virusin. Por, në planin afatmesëm, ne do të kemi nevojë për trajtime më të mira. Kur kthehet jeta në normalitet? Edhe nëse do të kishim mjaftueshëm vaksina për të gjithë, sipas mendimit tim nuk ka gjasa që rregullat, distanca fizike dhe maska të hiqen në një kohë të afërt. Derisa të kemi një nivel të lartë të imunitetit te popullsia, kur mund të ndalojmë virusin, në mënyrë që njerëzit më të prekshëm të jenë imunë, do të ketë një rrezik. Mbajtja e maskës dhe distancimi shoqëror nuk ndryshojnë. Vetëm kur të bien rastet serioze, qeveritë mund t’i lehtësojnë masat. Ky virus është lehtësisht i transmetueshëm.”- thotë Pollard.

Vaksina e Universitetit të Oksfordit, e prodhuar me gjigantin e ilaçeve AstraZeneca, është një nga nëntë vaksinat në të gjithë botën që kanë arritur testimet e fazës së tretë, faza përfundimtare. Kjo vaksinë shihet si kandidatja kryesore për t’u shpërndarë, sigurisht nëse ia del me sukses deri në fund. Ndërkohë, kryetarja e Task-Forcës së punës për vaksinat në Britani të Madhe, Kate Bingham thotë se, vaksina e Covid-19 do të jetë efektive vetëm 50 për qind. Bingham tha se çdo vaksinë e aftë të imunizojë kundër virusit, do të jetë aq efektive sa ajo e gripit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Lituani-Shqipëri. Rezultati 0-0
Previous article TAKON PRESIDENTIN E MAQEDONISË SË VERIUT PENDAROVSKI/ Balla: Shengeni rajonal, domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Delo.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT