• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN/ ”Do ngrhet në Shqipëri një shtab i Forcave të Operacioneve Speciale”, Yuri Kim: Jeni aleat i fortë i SHBA
Home
Politikë

JEP LAJMIN/ ”Do ngrhet në Shqipëri një shtab i Forcave të Operacioneve Speciale”, Yuri Kim: Jeni aleat i fortë i SHBA

6 January, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka rishpërndarë në Tëitter një njoftim të Komandës Evropiane të SHBA-ve, ku thuhet se një shtab pararojë i SOCEUR, do të ngrihet në Shqipëri me rotacion.

“Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe ne gëzojnë një marrëdhënie të fortë me qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Mbrojtjes, gjë që e bën vendosjen e një shtabi në kombin aleat një përshtatje të natyrshme”, thuhet në njoftimin e Komandës Evropiane të SHBA-ve.

Deklarata e plotë e Komandës së Operacioneve në Evropë

Shtutgart, Gjermani – Si pjesë e përpjekjejeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale, si një gur themeli për stabilitetin rajonal, Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën (SOCEUR) ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion. Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.

Shqipëria mbetet një aleate e fortë e NATO-s dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënie të fortë me qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, gjë që e bën vendosjen e një shtabi pararojë në këtë vend aleat një vendim të natyrshëm. Gjithashtu, kjo vendndodhje redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon. Kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe profesionalizmin e ushtrisë shqiptare.

“Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje”, tha Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë. “Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal ashtu dhe global”.

SOCEUR luan një rol të rëndësishëm për të demonstruar përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në Ballkan dhe kjo përpjekje po kryhet me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare dhe përfaqëson vlerësimin për profesionalizmin e ushtrisë shqiptare. Nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit të ngushtë, Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së sigurojnë një lidhje të rëndësishme midis aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon, duke rritur kështu stabilitetin rajonal.

SOCEUR ka një pozicion unik për të stimuluar marrëdhënien tonë me aleatët dhe partnerët për t’iu kundërvënë ndikimeve keqdashëse, për të ndërtuar ndërveprueshmërinë, për t’iu përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve që mund të lindin dhe nëse është e nevojshme, për të mposhtur sulme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Ndryshon protokolli i Serie A prej pandemisë: Detyrim për të luajtur me të paktën 13 lojtarë
Previous article PËRHAPJA E OMICRON NË SERBI/ Regjistrohen 9,122 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3 Aktualitet

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë Aktualitet

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT