• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP EDHE…ARSYET/ Albana Vokshi: Duhet të dalim vetëm me lejen e Ramës, ndryshe na fusin në burg
Home
Politikë

JEP EDHE…ARSYET/ Albana Vokshi: Duhet të dalim vetëm me lejen e Ramës, ndryshe na fusin në burg

17 April, 2020 F.autor Politikë

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi i ka konsideruar “propagandë” ndryshimet në Kodin penal, për ashpërsimin e  masave për dhunën në familje.

Me një shënim në facebook, Vokshi thotë se qeveria nuk ka arritur të mbrojë asnjë viktimë të dhunës në familje.

Sipas Vokshit, ndryshimet në Kodin penal “mbrojnë vetëm të drejtat e pushtetit të dhunshëm”.

Deklarata e plotë e Vokshit:

Kodi Penal i një pushteti të dhunshëm!

Ndryshimet ntikushtetuese të Kodit Penal, ashpërsimi i masave për dhunën në familje- janë propagandë e qeverisë që po tenton të mbulojë dështimin spektakolar me dhunën në familje.

Në 4 vite qeverisje nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse.

Statistikat e dhunës në familje në Shqipëri kanë treguar që rritja e masës së ndëshkimit të dhunuesve nuk ka sjellë uljen e numrit të rasteve të dhunës.

Problemi nuk qëndron te Kodi Penal e masat ndëshkuese. Problemi kryesor është që lufta kundër dhunës në familje nuk ka qene kurrë prioritet e nuk është marrë kurrë me seriozitet nga Qeveria Rama 1&2. Nëse ke shkatërruar me sukses në 7 vite një mekanizëm të tërë referimi, masat e reja e të vjetra ndëshkuese, nuk bëjnë derman.

Në dhjetor 2017, 10 deputetë të PD mes të cilëve edhe Kryetari i PD Basha, propozuan një rezolutë me nisma konkrete për disa insitucione shtetërore shoqëruar me afatet përkatëse, që nëse zbatoheshin do të reduktonin ndjeshëm dhunën në familje.

Rezoluta e PD kërkonte:

Rishikimin dhe forcimin e të gjithë mekanizmave për mbrojtjen e viktimës dhe vënien në dispozicion të mjeteve të nevojshme për rastet e dhunës apo edhe të rrezikut për jetën, duke mirëpërcaktuar detyrimet e pushtetit qendror, pushtetit vendor, Policisë së Shtetit, prokurorisë, parlamentit, shoqërisë civile e medias.

Po ashtu, Rezoluta parashikonte edhe masa për ndihmë të drejtpërdrejtë për forcimin ekonomik të grave që kishin pësuar dhunë.

Por, më shumë se dy vjet pas miratimit në Kuvend të kësaj rezolute, Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, nuk është bërë asgjë për implementimin e saj. Shifrat e dhunës në familje, krahasuar me dy vjet më parë, janë alarmante. Duket njëjtë me bilanci lufte!

Një studim i fundit i OSBE ka publikuar shifra tronditëse: 67% ose rreth 1 milionë gra në Shqipëri pësojnë një formë dhune. Janë mbi 2600 raste dhune në ditë, ku rreth 1800 raste mbeten të padenoncuara.

Arsyet?

– Mekanizmi i referimit të dhunës në familje është shkatërruar;

– Kryeministri bëhet shpesh nxitës i dhunës në familje;

– Institucionet shtetërore nuk #mbrojnë #gratë, por dhunuesit, kriminelët, trafikantët apo familjarët e deputetëve te Ramës.

Kodi i ndryshuar Penal mbron vetëm të drejtat e pushtetit të dhunshëm dhe këtë dëshmoi votimi në parlament i dënimeve me burg, për secilin prej nesh, që del nga shtëpia pa lejen e Edi Ramës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË BELGJIKË/ Konfirmohen 1.329 të infektuar dhe 313 viktima në 24 orët e fundit
Previous article DREJTËSIA E RE/ Fatmir Xhafaj: Sistemi i Drejtësisë s’mund të karantinohet, nuk mund të humbim më shumë kohë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT