Nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka shpërthyer ashpër ndaj kreut të PD, Lulzim Basha pas humbjes së tij të thellë në zgjedhjet parlamentare.
Hoxha e quan Bashën një humbës serial që i fali mandatin e 3 Ramës dhe se priste prej tij të dorëheqjen dhe jo të sillej si një sharlatan.
Nënkryetari i FRPD-së me tone të ashpra, shkruan se koha e Bashës ka mbaruar dhe se do të përballet me demokratët të cilët nuk e falin dot 4 herë.
“Humbësit nuk kanë asnjë moral që të kërkojnë prej nesh përkrahje. Ata, nëse nuk largohen duke marrë përgjegjësitë, do të duhet që ne demokratët t’i largojmë!”, shkruan Hoxha e revoltuar.
Hoxha nuk është i vetmi i cili ka shpërthyer ndaj Bashës duke e bërë përgjegjës për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare.
Humbja e thellë e Partisë Demokratike në këto zgjedhje ka nisur “luftën” brenda PD-së.