Këshilltari i Donald Trump për Sigurinë, Tom Bossert ka dhënë dorëheqjen.
Lajmin e ka konfirmuar në një deklaratë për mediat zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
Sarah Huckabee Sanders ka njoftuar dorëheqjen e këshilltarit të sigurimit të vendit duke thënë:
“Presidenti i është mirënjohës Tom-it për angazhimin për sigurinë dhe rendin e vendit tonë të madh”, tha Sanders.
Bossert ishte një person kyç në Shtëpinë e Bardhë për mbrojtjen e kombit nga terrori dhe kërcënimet kibernetike.
Ai ndihmoi gjithashtu në reagimin e administratës ndaj uraganëve të vitit të kaluar në Teksas, Florida dhe Puerto Rico.
Largimi i tij tani është më i fundit i një vale largimesh nga krahina perëndimore në muajt e fundit.
Kjo dorëheqje vjen një ditë pasi këshilltari i ri i sigurimit kombëtar John Bolton nisi mandatin e tij.


