SHBA , jep dorëheqjen diplomati për Evropën , Wes Mitchell .
Wes , është diplomati i DASH për çështjen europiane.
Mitchell dha dorëheqjen dhe do të largohet nga posti i tij me 15 shkurt.
Dorëheqja e tij vjen në një kohë mosmarrëveshjes mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane lidhur me tregtinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit.
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, 41-vjeçari Mitchell përmendi arsyet personale dhe profesionale në një letër të dorëheqjes të 4 janarit, që i paraqiti Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo. Dita e tij e fundit si ndihmës sekretari i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike është 15 shkurt.