• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP ALARMIN/ OBSH: Mund të regjistrohen mbi 2 milionë viktima nga koronavirusi në Europë
Home
Nderkombetare

JEP ALARMIN/ OBSH: Mund të regjistrohen mbi 2 milionë viktima nga koronavirusi në Europë

23 November, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se në rast se vazhdon trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë këtij dimri nga kjo sëmundje në Europë mund të vdesin rreth 700,000 persona.

Duke iu referuar rritjes drastike të rasteve me COVID-19 në kontinentin europian, OBSH-ja, tha se numri i vdekjeve mund të arrijë deri në 2.2 milionë.

OBSH-ja parasheh “stres të lartë në qendrat e kujdesit intensiv në 49 nga 53 shtete nga tani e deri më 1 mars 2022”.
“Vdekjet e raportuara kumulative parashikohen të arrijnë mbi 2.2 milion deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, shtoi OBSH.

COVID-19 është shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë Europën si dhe Azinë Qendrore, raportoi OBSH-ja.

Shtimi i rasteve në Europë po nxitet nga një kombinim i variantit shumë ngjitës Delta, mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinimit dhe lehtësimit të masave të tilla si vendosja e maskave dhe distancimi fizik, tha OBSH, raporton AFP.

Sipas të dhënave të OBSH-së, vdekjet e lidhura me koronavirusin u rritën javën e kaluar në afro 4,200 në ditë, duke u dyfishuar nga 2,100 vdekje në ditë sa ishin në fund të shtatorit.

“Situata me COVID-19 në të gjithë Europën dhe Azinë Qendrore është shumë serioze. Ne përballemi me një dimër sfidues”, tha në një deklaratë drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.

Ai bëri thirrje për një qasje “vaksina plus”, që nënkupton respektimin e distancës sociale, përdorimi i maskave dhe larjen e duarve.

OBSH-ja tha se maskat reduktojnë mundësinë e infektimit me COVID-19 deri në 53 për qind sipas një studimi të fundit dhe “mbi 160,000 vdekje mund të parandalohen (deri më 1 mars) nëse arrihet mbulimi i përgjithshëm i maskave prej 95 për qind”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “BASHA VARRHIMËS...”/ Berisha: Më 11 dhjetor Rama merr goditjen më të fortë në 30 vite
Previous article MERKATO E BUJSHME/ Inter gjen zëvendësuesin e Perisic, gati oferta dhe kontrata për lojtarin e Bundesliga-s..

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT