Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bën të qartë NATO ka nevojë që rrugët, urat dhe infrastruktura tjetër civile në Evropë ti përshtatet nevojave të rritura ushtarake, gjë që do të kërkoi bashkëpunim mes qeverive kombëtare dhe sektorit privat, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, në prag të fillimit të takimit të ministrave të mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s, i cili filloi sot në Bruksel.
Ministrat do të fillojnë debatin për revidimin e strukturës komanduese të aleancës dhe parashihet krijimi i një komande të re, përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve detar ndërmjet Amerikës Veriore dhe Evropës, si dhe një komandë të dytë, e cila do të përmirësoi lëvizjen e forcave dhe të pajisjeve në Evropë.
Stoltenberg beson se revidimi i strukturës komanduese është i domosdoshëm, për të parandaluar kërcënimet e mundshme nga ana e Rusisë. Ai qartësoi se nuk bëhet fjalë vetëm për krijimin e komandave, por edhe për forcimin dhe përmirësimin e rrugëve dhe të urave, me qëllim që ato të jenë në gjendje që të mbajnë edhe pajisjet më të rënda ushtarake të aleancës dhe qartësoi se NATO ka nevojë për infrastrukturën civile dhe se ajo për këtë arsye duhet ti përshtatet nevojave ushtarake, transmeton rtv 21
NATO aktualisht ka shtatë komanda, me 7 mijë pjesëtarë të përhershëm të personelit. Stoltenberg tha se dy komandat e reja janë të domosdoshme, për shkak të klimës aktuale të sigurisë. Rusia ende nuk është shprehur në lidhje me ndryshimet e propozuara në aleancë. Moska ka deklaruar më herët se është e brengosur për shkak të shtimit të pranisë së forcave të aleancës në kufijtë e saj, ndërsa muajin e kaluar ministri rus i mbrojtjes, Sergej Shojgu, deklaroi se Rusia duhet të merr masa, për tu përballur me kërcënimet e reja në perëndim të vendit.


