• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Jeni të lidhur prej vitesh? Ja sekreti për të pasur një jetë seksuale ‘marramendëse’
Home
Lifestyle

Jeni të lidhur prej vitesh? Ja sekreti për të pasur një jetë seksuale ‘marramendëse’

2 February, 2018 k.autor Lifestyle

Ka rezultuar se qirinjtë, të brendshmet seksi dhe muzika Jazz janë më shumë se klishe romantike – ato mund të funksionojnë vërtet. Sipas një studimi të fundit mbi marrëdhëniet afatgjata, thuhet se çiftet e kënaqura seksualisht praktikojnë rregullisht këto dhe forma të tjera të lojërave paraprake dhe të “ngritjes së humorit”.

Jeta e çifteve të suksesshme seksualisht nuk duket saktësisht si filmat e lehtë dhe romantikë. Ato janë të prirur të eksperimentojnë në forma të ndryshme, duke filluar nga stimulimi anal e deri tek vënia në jetë e fantazive të tyre seksuale, duke përdorur një lodër seksi së bashku. Kështu ato kanë marrëdhënie seksuale dhe orgazma më të shpeshta.

Studimi i publikuar në Gazetën Kërkimore mbi Seksin, përfshinte më shumë se 38,747 çifte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kishin një marrëdhënie të paktën 3-vjeçare. Hulumtuesit i kërkuan pjesëmarrësve të vlerësonin kenaqësinë e tyre seksuale në momentin aktual dhe në gjashtë muajt e parë të marrëdhënies. Shumica, rreth 83%, deklaruan që ata ishin kënaqur në fillim. Por, pasioni nuk zbehet kollaj: me shumë se gjysma, rreth 55%, deklaruan se ata ishin aktualisht shumë të kënaqur me jetët e tyre seksuale, ndërkohë që pjesa tjetër e çifteve ndjehej neutrale, ose e pakënaqur.

Çiftet e kënaqura kishin eksperimentuar me një sërë varietetesh.
Për shembull, në mesin e burrave dhe grave të pakënaqur, përkatësisht 33% dhe 45% thanë se ato ose partneri i tyre kishte veshur të brendshme seksi në muajt e fundit. Por, në mesin e çifteve të kënaqur, këto shifra u rritën në 67% dhe 71%. Gjithashtu, përsa i përket përpjekjeve për të provuar një pozicion të ri seksual përqindjet janë përkatësisht: 22% dhe 25% e meshkujve dhe femrave të palumtur, krahasuar me 59% dhe 63% të homologëve të tyre të “ngopur” seksualisht.

Një ‘formë’ tjetër e eksperimentimit ishte dhe ndezja e qirinjve ose ambejnti me pak ndriçim: 23% dhe 20% e meshkujve dhe femrave të kënaqur ‘aprovuan’ seksin e provuar me elementët e sipërpërmendur, përkundrejt 11% dhe 9% të të pakënaqurve.

Një ‘detaj’ i rëndësishëm për t’u përmendur nga studimi është edhe komunikimi në shtrat. Zbuohet se çiftet që komunikojnë kur janë me njëri-tjetrin kanë jetë seksuale më të mirë, edhe pse komunikimi nuk është i gjatë.

Gjithsesi, pavarësisht detajeve të sipërpërmendura, studimi nuk vendos se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo! Nuk mund të thuhet me siguri të plotë se qirinjtë apo të brendshmet seksi çojnë në një kënaqësi të plotë seksuale.

“Pothuajse gjysma e çifteve të kënaqura dhe e atyre të pakënaqura lexojnë libra apo revista me artikuj seksualë. Ndryshimi i vetëm është se çiftet e kënaqura shpesh i vënë në praktikë ato që lexojnë” – shprehet Frederick, një nga autorët e studimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dybala gëzon tifozët e Juves, gati për ndeshjen ndaj Tottenham
Previous article Ja 12 arsye për të bërë seks çdo ditë!

k.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT