• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI TË PËRKUSHTUAR”/ Skënder Doda: Po rritet besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit
Home
Intervista

“JEMI TË PËRKUSHTUAR”/ Skënder Doda: Po rritet besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit

15 August, 2019 F.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike Skënder Doda në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit është rritur.

Doda tha se pranë policisë janë bërë shumë telefonata, gjë që tregon besimin qytetar te uniformat blu.

“Operacioni ‘Parandalimi’ ishte tepër rezultativ. Vetëm për 6-mujorin e parë të 2019, janë bërë mbi 306 mijë telefonata të sakta. Ne marrim i bie 70 telefonata në orë. Këto telefonata na flasin për probleme që qytetarët hasin, për shkelje të rregullave, për shkelje të ligjeve, denoncime etj. Krahasuar me vende të tjera të BE, kemi rritje të jashtëzakonshme të telefonatave. Besimi i publikut ndaj Policisë së Shtetit është rritur. Publiku ka besim te policia, ne jemi organizatë e hapur nga mediat dhe nga ndërkombëtarët. Policia është shumë transparente në drejtimin e saj. Përqindja e telefonatave të pasakta po bie”, tha Doda.

Më tej, Skënder Doda u shpreh se policia është e përkushtuar ndaj punës në shërbim të qytetarëve të Republikës.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj punës. Qytetarët mendojnë se ne për 10 minuta do të shkojmë, por ne përpiqemi të shkojmë sa më shpejt. Ne kemi tashmë edhe Komisariatin Dixhital, ku mund të dërgohet informacion me zë e figurë. Ne kemi numrin 112 për të gjithë qytetarët. Ka qytetarë që na pyesin ku ndodhen institucione të caktuara, spitalet etj. Qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse nuk abuzohen. Policët tanë janë profesionalë, kanë kaluar disa teste të kontrollit dhe integritetit. Nuk kemi pasur raste të tilla që qytetarët të kenë ndonjë frikë. Ne merremi edhe me turistë. Na duhet që të flasim me turistët në anglisht. Vajzat e reja e djemtë e rinj flasin mirë anglisht dhe ne përpiqemi që të shërbejmë sa më mirë. Janë 123 operacione që janë bërë me ndihmë të qytetarëve. Denoncimet janë anonime. Nuk mund ta quajmë qytetarin spiun, por i vjen në ndihmë qytetarisë dhe sigurisë njerëzore”, deklaroi Doda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''UNË, NJË ISH-SKLLAVE SEKSI E JEFFREY EPSTEIN''/ Çfarë thotë gruaja që po trondit Amerikën (FOTO)
Previous article MILAN ME SYTË NGA E ARDHMJA/ Drejtuesit e "Kuqezinjve" duan “Kakanë e Gjermanisë”... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari Aktualitet

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT