• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI TË PËRGATITUR PËR SITUATA TË RREZIKSHME”/ NATO: Raketa ukrainase që ra në Poloni ishte rikoshetë
Home
Nderkombetare

“JEMI TË PËRGATITUR PËR SITUATA TË RREZIKSHME”/ NATO: Raketa ukrainase që ra në Poloni ishte rikoshetë

16 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

NATO fajëson Rusinë për sulmin me raketa në Poloni, por e sheh shkakun në një rikoshet të një rakete ukrainase. “Ne nuk kemi asnjë provë se ky ishte një sulm i qëllimshëm,” tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg pas një takimi urgjent të Këshillit të NATO-s, të mërkurën, në Bruksel. Por ajo që ne dimë është se arsyeja e vërtetë e incidentit është lufta ruse në Ukrainë”. Hetimet nuk janë përmbyllur, por ka shumë të ngjarë që të ketë qenë një raketë kundërajrore ukrainase që ka rënë aksidentalisht në territorin polak. “Por ky nuk është faji i Ukrainës”.

Stoltenberg theksoi se ishte mjaft i shqetësuar për incidentin e së martës në mbrëmje. Por shtoi se është bërë gjithashtu e qartë se “NATO është e gatshme të veprojë me qetësi dhe vendosmëri”.

Stoltenberg nuk donte të jepte asnjë detaj në lidhje me hetimin, për shembull nëse kishte qenë në atë moment edhe ndonjë raketë ruse afër vendit të ngjarjes. Por shtoi se në përgjithësi, incidenti tregon se lufta e agresionit rus krijon “situata të rrezikshme”.

“Por NATO është e përgatitur për incidente të tilla”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm. Goditja e raketës në territorin e shtetit të NATO-s të Polonisë fillimisht shkaktoi frikën se do të ishte nevoja e aktivizimit të nënti 5 të Traktatit të NATO-s. Në bazë të këtij neni, e gjithë aleanca ndihet e sulmuar nëse preket vetëm njëri nga 30 shtetet anëtare.

Gjermania i ofron ndihmë Polonisë

Siç bëri të ditur të mërkurën, 16.11. ’22, në Berlin, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Christian Thiels, Gjermania i ka ofruar Polonisë ndihmë në vëzhgimin e hapësirës ajrore. “Kjo mund të fillojë qysh nesër, nëse e dëshiron Polonia”, tha Thiels në Berlin në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë federale.

Ndihma synon të forcojë patrullimin ajror me avionë gjermanë Eurofighter: “Avionët nuk duhet të zhvendosen në Poloni për këtë. Patrullat mund të kryhen nga bazat e forcave ajrore gjermane”, tha zëdhënësi i ministrisë.

Sipas presidentit lituanez Gitanas Nauseda, goditja e raketës në Poloni nuk e ndryshon nivelin e kërcënimit ushtarak. Por ai tregon se nevojitet sa më shpejt vendosja e sistemeve kundërajrore në krahun lindor të NATO-s. “Lituania do të mbështesë në mënyrë aktive përdorimin e mbrojtjes ajrore përgjatë kufirit polako-ukrainas.” Kjo vlen edhe për pjesën tjetër të krahut lindor. DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI I SPAK PËR INCENERATORËT/ Kryemadhi: Faktet që kam bërë publike, të pamohueshme. Drejtësia të mos veprojë me regji
Previous article EMRI/ Vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet “skifteri” në Kurbin

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT