• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI TË GËZUAR QË SHOHIM…”/ Balla pret delegacionin e Bundestagut gjerman, të kënaqur me arritjet e Shqipërisë
Home
Politikë

“JEMI TË GËZUAR QË SHOHIM…”/ Balla pret delegacionin e Bundestagut gjerman, të kënaqur me arritjet e Shqipërisë

21 October, 2021 s.autor Politikë

Teksa në Gjermani pritet që shumë shpejt të ketë një qeveri të re me socialdemokratët që fituan zgjedhjet e kaluara parlamentare, PSD atje premton më shumë mbështetje për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Kanë qenë deputetët e PSD gjermane që e kanë shprehur një angazhim të tillë në një takim që kanë pasur me kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e sotme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Delegacioni i përbërë nga 2 anëtarë të Bundestagut gjerman shprehet se do të ketë një bashkëpunim edhe më të madh mes partive simotra.

Ai tha se Shqipëria ka bërë progres sidomos në reformën në drejtësi e cila ishte një ndër kushtet thelbësore të Bashkimit Evropian.

“Jam shumë i gëzuar që jam këtu dhe Partia social demokrate do të ndihmojë për të inkurajuar për vendimmarrjen pozitive për Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Ne përshëndesim përparimet dhe progresin që ka bërë Shqipëria në lidhje me reformën në drejtësi i cili ishte një kusht i BE dhe jemi të gëzuar që shohim parlamentin e ri pozitën dhe opozitën të cilët duhet të bashkëpunojnë dhe të krijojnë institucione të forta. Jemi të bindur që kjo iniciative do të jetë e frytshme edhe në të ardhme”, tha njëri prej deputetëve.

Ndërkohë që nga ana e tij Balla tha se gjatë bashkëbisedimet u cek hapja e negociatave për Shqipërinë, teksa kolegët nga Gjermania shprehën mbështetje.

“Patëm një bisedë shumë të frytshme. Kjo vizitë ka ardhur menjëherë pas publikimit të paketës së zgjerimit ku u vërtetua dhe njëherë se Shqipëria dhe BE do të mbajnë para Krishtlindjeve konferencën e parë ndërqeveritare e cila i hap më tej rrugën negocimit të marrëveshjes për anëtarësim”, tha Balla.

Kujtojmë se Komisioni Europian publikoi 2 ditë më parë progres raportin për Shqipërinë, ku edhe në këtë raport KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet. Reforma administrative territoriale është një tjetër pikë e prekur në Raport ku theksohet se duhet të vijojë decentralizimi i pushtetit lokal dhe të bëhet më shumë për autonominë dhe financat e bashkive. KE thotë se Shqipëria ka shënuar përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar rezultate të mira në këtë drejtim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO BASHKËPUNOJË BE ME PD NËSE BERISHA ZGJIDHET KRYETAR? Soreca tregon qëndrimin që do mbahet
Previous article "E TURPSHME..."/ Fifi, Paloma dhe Sabiani flasin për dyshen "Semi-Donald"

s.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT