• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI TË ANGAZHUAR…/ Manastirliu inspekton punimet në Qendrën Shëndetësore Nr. 1: Shërbime të integruara shëndetësore dhe sociale për…
Home
Sociale

“JEMI TË ANGAZHUAR…/ Manastirliu inspekton punimet në Qendrën Shëndetësore Nr. 1: Shërbime të integruara shëndetësore dhe sociale për…

31 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në investimin më të ri në Tiranë, ku do të vendoset Qendra Shëndetësore nr. 1, e cila I shërben banorëve të Njësive Administrative nr.1 dhe nr, 2 në kryeqytet. Manastirliu ka deklaruar se nga kjo qendër e kujdesit parësor do të nisë pilotimi për ofrimin e paketës së shërbimeve të integruara sociale dhe shëndetësore, në kuadër të Strategjisë së Kujdesit Parësor të miratuar nga qeveria.

“Vendosja në këtë godinë të re e Qendrës Shëndetësore 1, së bashku me shërbime të integruara, është pjesë e strategjisë tonë të re për kujdesin parësor, një strategji e miratuar nga qeveria në muajin Maj të këtij viti dhe që synon të integrojë shërbimin shëndetësor me kujdesin social. Ne fillojmë dhe pilotojmë shërbimet e integruara nga Qendra Shëndetësore nr.1, që do të transformohet, për të ofruar një kujdes cilësor për komunitetin dhe për të bërë të mundur shërbimet shëndetësore të integruara. Një sfidë e radhës e qeverisë për të ndërtuar një sistem të kujdesit parësor që i përshtatet popullatës, në kuadër të strategjisë së re të shërbimit parësor”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se ky investim do t’ju shërbejë 82 mijë banorëve në kryeqytet dhe synon të ndryshojë totalisht konceptin e ofrimit të shërbimit shëndetësor si nga ana infrastrukturore ashtu edhe ofrimin e shërbimeve të integruara.

“Qendra Shëndetësore Nr .1, aktualisht është një ndër qendrat më të mira që ne kemi, që ofron shërbime të kujdeist parësor për 82 mijë banorë, por brenda hapësira të kufizuar ku nuk arrihet dot që te kemi mundësi të shtrojmë shërbime alternative, të krijojmë ato mjedise të përshtatshme për komunitetin, qoftë për nënat e reja, qoftë për fëmijët, po edhe për personat me aftësi të kufizuar, pasi aksesi ështëi kufizuar”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se tashmë mjekët dhe infemierët punojnë në kushte dinjitoze , Manastirliu tha se do të vijojë puna për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.

“Jemi të të angazhuar për të vijuar programin tonë të rehabilitimit të 300 Qendrave Shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë Shqipërinë. Puna ka filluar edhe për këtë vit dhe në Tiranë do të kemi më shumë se 9 qendra shëndetësore dhe ambulanca që do të rehabilitohen”, tha Manastirliu.

Në të gjithë qarkun e Tiranës janë rikonstruktuar 40 qendra shëndetësore dhe ambulanca vetëm gjatë dy viteve të fundit. Në të gjithë vendin janë 180 qendra të rindërtuara dhe investimet vijojnë edhe këtë vit, me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REJA "PËRZIEN" KARTAT/ Ndryshime në listën kuqezi. Çekiçi kthehet me gol në kombëtare
Previous article "MUND TA PËRFUNDOJA..."/ Sara Hoxhën e zë "nepsi" i shatzënisë dhe ajo nuk nguron të na i tregojë këtë me një FOTO

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOT/ Zbulohet një zgavër 70 metra e thellë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, gjenden eshtra... Aktualitet

FOTOT/ Zbulohet një zgavër 70 metra e thellë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, gjenden eshtra...

AKSIDENTI TRAGJIK NË VLORË/ Detajet: Zbardhet emri i pasagjerit që humbi jetën, 4 persona në spital Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË VLORË/ Detajet: Zbardhet emri i pasagjerit që humbi jetën, 4 persona në spital

PAMJET E FIKSHME/ Aksident në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur, 4 të plagosur Aktualitet

PAMJET E FIKSHME/ Aksident në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT