• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI NXËNËS AMBICIOZË”/ Rama: BE bekim për Shqipërinë! Kemi të meta por…
Home
Politikë

“JEMI NXËNËS AMBICIOZË”/ Rama: BE bekim për Shqipërinë! Kemi të meta por…

31 October, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ku në fokus të saj është Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Europian.

“Më vjen shumë mirë që sot marrim një raport shumë pozitiv, më pozitiv i gjithë këtyre viteve, dhe normalisht i tillë sepse e tillë është ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE të përparimit të bërë nga Shqipëria.

Raporti është real dhe i balancuar dhe siç njeh progresin, shënjon me përpikmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjet që duhet të përqendrohemi për përmbushjen e kushteve për anëtarësim”, tha Rama.

Më tej ai u ndal në disa prej pikave të raportit, teksa shtoi se Shqipëria ka ende të meta, por po punon is “nxënës ambicioz”.

“Raporti bën një vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe patjetër që ka pika që duhen adresuar dhe ende boshllëqe që duhen mbushur. Më shumë të drejtë vlerëson punën e SPAK, ndjekjen e hetimeve të thelluara të rasteve të korrupsionit, përfshirë dhe ato të profileve të larta politike dhe zyrtare.

Së dyti ekonomia dhe rritja e mirëqenies. Raporti e konfirmon edhe këtë vit vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e Shqipërisë për një ekonomi tregu. Rritja ekonomike ka qenë një rritje e fortë siç thotë raporti, po ashtu rritja e turizmit dhe investimet në rritje, është fakt.

Së treti ka një pikë, është progresi i mirë dhe afrimi më shumë drejt kritereve për anëtarësim në fushën e energjisë.

Ne jemi nxënës ambicion në këtë proces, jemi të vetëdijshëm që për të marrë notën maksimale, vula e anëtarësimit në BE, kemi shumë akoma dhe të meta për të adresuar dhe jemi të bindur që kemi kapacitete për t’i adresuar, falë dhe bashkëpunimit të ngushtë me Komisionin Europian”, tha Rama më tej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDAHET NGA JETA BABAI I JONIDA VOKSHIT/ Moderatorja: Ma bëre shpirtin copë o ba…
Previous article LIRIA E SHPREHJES DHE MEDIAS/ Ambasadori Gonzato: Nuk ka asnjë progres në këtë fushë

s.autor

Postime të ngjashme

35-VJETORI I PS NË TIRANË/ Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e BE Politikë

35-VJETORI I PS NË TIRANË/ Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e BE

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT