• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEMI GATI TË UDHËHEQIM DIALOGUN/ Deputetja Osmani sulmon presidentin: Thaçi deklarata përçarëse
Home
Rajon

JEMI GATI TË UDHËHEQIM DIALOGUN/ Deputetja Osmani sulmon presidentin: Thaçi deklarata përçarëse

12 August, 2018 k.autor Rajon

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, i quan përçarëse dhe jo unifikuese deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Ajo thotë se kreu i shtetit nuk po e luan rolin unifikues të spektrit politik, pasi në konferencat e tij të shpeshta, po akuzon spektrin politik, sidomos opozitën.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se ndarjen e Kosovës nuk e pranojnë as vendet e BE-së, e as SHBA, sepse kjo do të kishte më pas efekt domino, sidomos për Maqedoninë dhe Bosnje e Hercegovinën.

‘Presidenti pikërisht këtë e ka bërë gjatë tërë karrierës së tij politike, ka krijuar përçarje në spektrin politik të Kosovës. Rrjedhimisht edhe tani si president kur e ka kompetencë kushtetuese unifikimin qytetarë dhe të spektrit politik, ai po e bënë të kundërtën, me akuza të pabaza, metë pavërtetat që po i thotë qoftë lidhur me partitë opozitare, por mbi të gjitha për procesin e dialogut Kosovë-Serbi’, tha Osmani.

Për temat që pritet të bisedohen në Bruksel, sipas saj, presidenti duhet të jetë i sinqertë me qytetarët e vendit dhe të tregojë cilat kanë qenë temat që i ka biseduar me homologun e tij serb, në takimet që ka zhvilluar herë fshehtas e herë haptas.

‘Në fakt në takime të shumta me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar neve na është treguar që Vuqiç e ka paraqitur në tavolinë idenë e rivijëzimit të kufijve, pra të ndryshimit të kufijve. Megjithatë presidenti nuk ka treguar hapur se cila ka qenë përgjigja e tij në raport me idetë e tilla të Vuqiçit. Është tashmë e ditur që ideja e ndryshimit të kufijve, ndarjes së Kosovës ka qenë në radhë të parë e Dobrica Qosiqit, e përkrahur pastaj nga Millosheviqi, ka qenë ideja e cila pas vitit 2000 kanë punuar edhe politikanë të tjerë serbë dhe kjo është një ide në të cilën Serbia asnjëherë nuk është dorëzuar dhe vazhdon të bëjë sot nëpërmje2t ministrit të tyre të jashtëm por edhe politikanëve tjerë në Serbi që të marrë diçka të tillë, jo vetëm për të marrë pjesë të territorit, por në veçanti për ta lënë Kosovën pa disa prej resursve me të rëndësishme të saj ekonomike që gjenden në « veri të Vendit’, theksoi ajo.

Osmani e quan të pandershme pyetjen e presidentit Thaçi për qytetarët, nëse janë pro bashkimit të Luginës me Kosovën, sepse sipas saj, dihet fare qartë mendimi i tyre për këtë gjë dhe se askush nuk do të kundërshtonte.

Madje, hapja e temave të reja nga presidenti Thaçi, për Osmanin janë si pasojë e frikës së kreut të shtetit për koncesionet që ai tashmë ka bërë.

Deputetja e LDK-së, thotë se edhe BE-ja edhe SHBA-ja duan që nga ky proces të ketë zgjidhje të qëndrueshme dhe të implementueshme, që asnjëra prej tyre nuk arrihet me Thaçin në krye të dialogut.

Sipas saj, për të pasur zgjidhje të qëndrueshme për rajonin duhet të kihen parasysh dy faktor.

‘E para, ka të bëjë me faktin se ndryshimi i kufijve në Ballkan assesi nuk do të përfundoj vetëm me Kosovën dhe Serbinë, nëse dikush e tenton ta bëjë. Ju tashmë keni parë deklaratat e shteteve tjera në rajon dhe e dimë që kjo do të kishte efekt domino edhe për shtetet e tjera në veçanti për Maqedoninë edhe Bosnjën. Mos të flasim edhe për shtete të tjera të rajonit dhe kjo mund të shkoj përtej Ballkanit. Pra ndarja në vija etnike, rivijëzimi në vija etnike asnjëherë nuk ka qenë zgjidhje e duhur për Ballkanin dhe fatkeqësisht nuk do të mund të arrihet paqësisht. Sa i përket çështjes së dytë, që mund të lidhen me një lloj autonomie apo me kompetenca ekzekutive për Asociacionin që de fakto do të nënkuptonin autonom, për secilin duhet të jetë e qartë që kjo zgjidhje është një ndarje e vonuar, pra nuk është se e parandalon ndarjen, thjeshtë e vonon’, tha deputetja Osmani.

Ajo insiston se ndarjen e Kosovës nga e cila do të humbej veriu, nuk do duhej ta përkrahte asnjë nga politikanët në Kosovë.

Osmani thotë se nuk mund të presin nga ndërkombëtarët ta mbrojnë Kosovën nga ndarja në qoftë se vet politikanët kosovarë shkojnë në Bruksel dhe avokojnë për zgjidhje të tilla.

Edhe pse, sipas saj, qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar karshi ndarjes.

‘Unë besoj që secili që dëshiron ta gjejë përgjigjen e qartë të SHBA-ve rreth kësaj teme mjafton ta lexoj deklaratën e departamentit të shtetit, ku kërkon zgjidhje të qëndrueshme dhe zgjidhje të implementueshme. Dhe deri tani edhe diplomatët amerikan e kanë bërë të qartë se ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje e qëndrueshme dhe po ashtu zgjidhje që përfundon me marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë’, shtoi ajo.

Osmani i quan hipokrizi të madhe deklarimet e partive në pushtet që në njërën anë dalin kundër ndryshimit të kufijve, derisa në anën tjetër nuk bashkohen me opozitën për ta ndalur kreun e shtetit në këtë aventurë që ka hyrë.

Derisa, ka kritika të ashpra për kryeministrin Ramush Haradinaj për abstenim dhe ikje nga përgjegjësia kushtetuese që ka për të qenë udhëheqëse e dialogut.

‘Jo vetëm presidenti që nuk ka asnjë legjitimitet dhe as përkrahje politike, por mbi të gjitha nuk ka kompetenca kushtetuese për ta udhëhequr këtë proces, por e bënë atë në mënyrë njëanshëm de me dhunë, dhunshëm pa e mandatuar askush.

Por edhe Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për shkak që ka vetëm 52 vota për shkak të largimit të Listës Serbe, dhe kemi një situatë do të thosha të çuditshme dhe të paprecedentë ku kryeministri i vendit abstenon apo largohet vullnetarisht nga një kompetencë kushtetuese që e ka dhe thotë unë nuk dua ta udhëheq dialogun. Nëse ai është kundër dialogut si mjet për zgjidhjen e problemeve ai duhet të deklarohet.

Mirëpo nuk mundet një kryeministër të zgjedh cila kompetencë i pëlqen e cila jo, thotë unë po e menaxhoj buxhetin, në fakt ta keqpërdori buxhetin për brenda sepse ashtu po me përshtatet mua dhe miqve të mijë, ndërsa presidenti le të bëjë çfarë të dojë në Brukse l’, tha Osmani.

Ndërsa, duke folur për qëndrimin e LDK-së, rreth dialogut, deputetja Osmani tha se nuk do të ndryshojnë qëndrim kundër, sepse as kjo qeveri e as presidenti Thaçi nuk kanë legjitimitet për këtë proces.

Sipas saj, Thaçi nuk ka mandat që ia ka dhënë Kuvendi, e në anën tjetër Qeveria nuk i ka numrat.

Ajo shpreh gatishmërinë e LDK-së që ta udhëheq dialogun, por këtë pas zgjedhjeve të parakohshme dhe legjitimimit të Qeverisë së re.

‘Unë dua t’iu informoj se ky qëndrim është marrë unanimisht në grup parlamentar është votuar, nuk ka pasur asnjë votë kundër, është qëndrim që është marrë edhe në kryesi dhe nuk ka asnjë arsye që ky qëndrim të ndryshoj. Ne kemi po thuajse takime të përditshme me përfaqësues ndërkombëtarë, vizita jashtë vendit ku në kryeqytet kryesore diskutojmë për këtë temë. Natyrisht që dëshira e tyre është që të ketë unifikim të spektrit politik për këtë temë, kjo është dëshirë edhe e jona, por rrethanat aktuale po e parandalojnë unifikimin e spektrit politik’, u shpreh ajo.

Vjosa Osmani thotë se Kuvendi nuk mund të nxjerr platformë për dialogun, sepse kjo i takon Qeverisë dhe jo legjislativit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DASMA E VITIT"/ Ami dhe Ermali postojnë FOTON nga "MURI I DASHURISË"
Previous article LAJMI I FUNDIT/ Ylli botëror “bëhet i gjallë”, RONALDO i qetëson të gjithë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT