• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI DUKE ARDHUR”/ Dëshmitë e dy grave shqiptare pas kthimit nga Siria, momenti prekës, motra flet me vëllanë
Home
Sociale

“JEMI DUKE ARDHUR”/ Dëshmitë e dy grave shqiptare pas kthimit nga Siria, momenti prekës, motra flet me vëllanë

1 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas riatdhesimit të shqiptarëve nga kampet e Ferrit kanë folur për mikrofonin e Top Channel personat që kanë përjetuar tmerrin e vërtetë për vite me radhë.

Në Sirinë veriore për t’i marrë shkuan Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme, bashkë me Gledis Nano Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit shqiptar dhe kolegun e tij Indrit Doda.

Më poshtë biseda

Muhamed Veliu: Flori, Muhamed Veliu jam si je, flas nga Libani. Më në fund kemi lajme të mira

Flori: Faleminderit shumë

Muhamed Veliu: Fol me motrën që ti më merrje në telefon dhe interesoheshe gjatë gjithë kohës, është me mua.

Motra: Selam Alejkum Flori, jam Klodi

Flori: Motra si je, a je mirë?

Motra: Mirë, si je ti, jemi duke ardhur inshallah

Flori: Marshallah, mirëardhi motra!

Motra: Po shumë mirë janë dhe unë jam shumë mirë

Kjo telefonatë me këtë lajm të shumëpritur prej shumë vitesh nga Florimi në Tiranë u bë vetëm pak minuta nga koha kur motra e tij bashkë me fëmijët kishte mbërritur në aeroportin e Bejrutit.

Ora 24:00 e të Shtunës, i gjeti 14 fëmijë 6 prej të cilëve të lindur në Siri dhe 5 gra shqiptare, në një jetë të re duke mbyllur një kapitull të tmerrshëm më parë në kampin Al Hol e më pas atë Roj.

Në Sirinë veriore për t’i marrë shkuan Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme, bashkë me Gledis Nano Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit shqiptar dhe kolegun e tij Indrit Doda.

Pak përpara nisjes fillimisht në Damask, ata patën një konferencë për shtyp me autoritet kurde të qeverisjes vendore.

Një avion i paguar nga qeveria shqiptare i solli nga Damasku në Beirut ku u pritën nga ministri Bledi Cuci.

Janë të ndrojtura dhe të pa mësuara me prezencën e medias.
Njërës prej tyre i shkëpusim një koment të shkurtër.

Muhamed Veliu: A jeni e gëzuar që po shkoni pranë familjeve.
Gruaja: po

Muhamed Veliu: Nga jeni me origjinë?

Muhamed Veliu: Sa fëmijë keni?

Muhamed Veliu: Disa kanë lindur në Siri?

Muhamed Veliu: Ju ka marrë malli për familjen
Gruaja: Po shumë

Muhamed Veliu: Keni kohë që e prisni këtë ditë?

Edhe fëmijët shfaqen të lodhur nga udhëtimi.
I ka pllakosur habia.

Mosha e tyre e vogël bën që ata mos ta kuptojnë se çfarë është duke ndodhur.

Pas pak orësh qëndrimi në Liban vjen momenti i dëshiruar prej tyre.

Bëhemi gati për të nisur udhëtimin drejt Tiranës.

Pas 7 vite qëndrimi në Siri në shtetin islamik dhe në kampet Al Hol dhe Roj 5 gra dhe 14 fëmijë janë duke shijuar ditën e parë të lirisë së tyre. Ky avion do t’i çojë drejt Tiranës.

Për shumicën e këtyre 14 fëmijëve është udhëtimi i parë më avion. Stjuardesat u dhurojnë lodra, dhe dy orë udhëtim drejt Rinasit mbaron shpejt. Sikurse edhe të riatdhesuarit e Tetorit 2020 ata do të qëndrojnë në një qendër nën kujdesin e shërbimit shtetëror social.

Adrian Shktuni ekspert në ëashington për çështjet e sigurisë dhe terrorizmit thotë se me të tilla operacione riatdhesimi “Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut janë duke treguar maturi politike dhe një përgjegjëshmëri më të lartë ndaj obligimeve te tyre vendore e ndërkombëtare se sa shumica e vendeve teë tjera Evropiane”./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURQIA GODITET NGA LËKUNDJE TË FORTA TËRMETI/ Regjistrohen 131 lëkundje në 12 orë
Previous article "HA M**"/ Plas sherri keq mes trajnerëve në miqësore. Shkak bëhet… (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT