Edhe këtë të shtunë ‘Jelekët e verdhë’ kanë vijuar protestën e tyre në sheshin e Parisit por edhe në vende të tjera në Francë.
Qindra protestues kanë dalë sot në rrugët e Parisit si dhe në qytete të tjera të vendit për 17 të shtuna me radhë, për të ushtruar presion ndaj Qeverisë së presidentit Emmanuel Macron që të ndryshojë politikën për të cilën konsiderojnë se ai favorizon shtresën e pasur.
Marshi i Parisit i ‘Jelekëve të verdhë’ filloi tek Porta Triumfale dhe përfundoi te selia e Senatit francez.
Këtë të shtunë marshin e kryesuan gratë në mënyrë simbolike, një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas duke treguar barazinë e të drejtave gjinore.
Numri i protestuesve është duke u zvogëluar nga java në javë, ndërsa mendimi publik konsideron se ‘jelekët e verdhë’ kanë mbështetje gjithnjë e më të vogël tek francezët për shkak të dhunës dhe dëmeve të mëdha të shkaktuara materiale.


