Që shqiptaret po thyejnë çdo kufi dhe po arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në tregun ndërkombëtar, këtë e kanë kuptuar të gjithë tanimë.
Por jehona e këtyra muajve, i ka dhënë një shije ndryshe gjithë këtij suksesi. Qershori, si muaji më i rëndësishëm për të gjithë futbolldashësit por jo vetëm, ka vetëm një qender, atë të Botërorit “Rusi 2018”.
I gjithë globi duket se ka ndaluar, duke lënë pas politikën e çdo zhvilim tjetër për tu fokusuar kështu vetëm në një pyetje: “Për kë bën tifo ti”?
E pikërisht në këtë vëmëndje globale, shqiptarët kanë zënë vendin e parë. Gjithçka nisi, kur në kolonën zanore të Botërorit këndoi Era Istrefi. Sukses i paimagjinueshëm për këngëtaren që duket se po arrin majat e karrierës së saj. Era pritet të performojë live në finalen e kompeticionit madhështor.
Suksesi vijoi kur në hapjen e ceremonisë më 14 Qershor, këndoi Dua Lipa. Diva e muzikës me origjinë shqiptare që po pushton tregjet muzikore ndërkombëtare. Një performancë e shkëlqyer në një pjesëmarrje të jashtëzakonshme.
Nuk kishte si të mungonte edhe Rita Ora, këngëtarja shqiptare që adhurohet nga i madh e i vogël, e që para një muaji mbajti një koncert fantastik në sheshin “Skënderbej”. Këtë herë, Rita Ora do promovojë futbollin e UEFA për femrat.
Treshja e famshme do të jenë imazhi i tre instituticiove të futbollit.
Për të ardhur tek ndeshjet reale. Ajo e Zvicrës me Serbinë, mbremjen e djeshme ishte një nga ato emocione që vështirë të harrohen.
“Çunat” tanë, Granit Xhaka në fillim e më pas Xherdan Shaqiri, i shënuan kundërshtarëve dy herë, e megjithatë momenti i festimit ishte ajo që na bëri të gjithë të rrënqetheshim. Të dy bën simbolin e bukur të shqiponjës, të dy fluturuan lartë, duke marrë çdo shqiptar të madh e të vogël…me vete!
Edhe pse Kombëtarja jonë nuk arriti të merrte pjesë, duket se Shqipëria e ka fituar Botërorin e saj, po me shqiptarët e saj. Krenarë!
Përgatiti: AlpeNews.al




