• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JAVA QË LAMË PAS/ Të gjitha ngjarjet më “pikante”: Nga sasia REKORD e kokainës, deri tek mashtrimi i dentistes SEKSI
Home
Ekskluzive

JAVA QË LAMË PAS/ Të gjitha ngjarjet më “pikante”: Nga sasia REKORD e kokainës, deri tek mashtrimi i dentistes SEKSI

4 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Java që po lëmë pas, pati një sërë zhvillimesh që do të mbahen mend gjatë. Nga më “pikantet”, ishte sekuestrimi i 613 kg kokainë, por edhe arrestimi i dentistes Olesia Duka pas mashtrimit me rreth 2 milionë euro.

AlpeNews.al ju sjell disa nga momentet kyce:

Dentistja seksi: Olesia Duka, plot sharm dhe hijeshi, ndodhet sot pas hekurave nën akuzën e mashtrimit.
38 vjeçarja e famshme për eventet e bamirësisë që organizonte me deputetët socialisë ka arritur të përfitojë gati 2 milion euro me mashtrime. Të mashtruarit ishin disa persona në Tiranë dhe në Durrës, kryesisht biznesmenë, plot 11 të tillë.

Në një njoftim të policisë, shpjegohet skema që përdori Olesia Duka nëpërmjet një profili fals në rrjetet sociale, ku premtonte shitjen e materialeve dentare (Zirkon) klinikave në Tiranë dhe në Durrës.

Prokuroria ka vendosur sekuestro ne 4 apartamente te 38 -vjeçares në Tiranë dhe 1 në Durrës. Vlera e tyre përllogaritet në 300 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto banesa, policia gjeti disa blloqe ku stomatologia mbante shënim borxhet e marra. Po ashtu u sekuestrua edhe 1.5 kilogram kanabis, për të cilën Olesia ka thënë se drogën që mbante në shtëpi, e kishte për përdorim vetjak.

Edhe pse u vendos masa “arrest me burg” duket se Olesia po luan çdo gur të mbetur me anë të avokatit të saj. Ky i fundit, prej ditësh shpreh se do të ngrihen padi kundër biznesmenëve pasi janë ata që e kanë kërcënuar Olesian dhe jo anasjelltas.

613 kg kokainë: Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar ndaj kamionit të ngarkuar me banane, por droga nuk ka qenë e kamufluar te ngarkesa, por një ngarkesë bashkë me banane. Kokaina është konstatuar rreth orës 06:00 të mëngjesit. Dyshohet se droga vinte nga Kolumbia dhe kishte për destinacion vende të tjera të Europës, ndërsa në Shqipëri do kalonte tranzit.

Sasia e madhe e kokainës ndodhej në një kontenier me banane e porositur nga Kolumbia për kompaninë ” ARBRI GARDEN” në maminas, administratori i së cilës është në kërkim nga policia e shtetit.

Këto ishin dyshimet e para derisa erdhi dhe momenti i arrestimit dhe akuzave ku u prangosën Armand Pezaku dhe Donald Lushaj. Këta të fundit vijojnë të thonë se kanë qënë thjesht punonjës dhe se merrnin 25 mijë lekë.

Arbër Cekaj, ndodhet ende jashtë vendit, edhe pse ai i mohon akuzat, detajet e reja e nxjerrin zbuluar pasi duket se ka qënë në hetim që në vitin 2015.

Grabitjet: E premtja e kesaj jave, mund të quhet padyshim e “zezë”, pasi u shënuan plot 4 grabitje në vend.

Ngjarja më e rende ishte padyshim ajo e Fierit.
Ngjarja: Rreth orës 10:55 minuta dy persona të maskuar dhe të armatosur i janë afruar pikës së Exhange pranë “Zogut të Zi” në Fier. Ata kanë kërcënuar pronarin e pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxhën dhe me armën drejtuar nga ai kanë kërkuar paratë. Brenda ka qenë një shitëse e cila ka kërkuar ndihmë duke bërtitur.

Ndërsa 63-vjeçari i ka futur paratë në çantë, grabitësit kanë tentuar të dalin por në këtë moment janë përballur me 53-vjeçarin Agur Vrenozi, i cili ka dëgjuar thirrjet e shitëses, por ka mbetur i plagosur me plumb në ballë. Agur është pronar i godinës ku ndodhet pika e këmbimit valutor.

DELVINË: Grabitet gjatë natës një kambist në Delvinë. Grabitës të maskuar janë futur në banesën e Muslim Osmanit, 70-vjec. Sipas raportimeve, mësohet se autorët kanë lidhur të moshuarin dhe e kanë dhunuar duke i marrë më pas një shumë të konsiderueshme të hollash.

Vajza e tij, e ardhur këto ditë nga Korça në Delvinë, është hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar grabitësve. Babë e bijë kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë. Ndërkaq policia ka mbledhur të gjitha provat e mundshme hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve.

Grabitet banka e nivelit të dytë: Grabitet në orët e para të mëngjesit një bankë e nivelit të dytë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta. Autorët, 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë dhunuar rojën dhe kanë marrë kasafortën e bankës.

Nga të dhënat e para raportohet se autorët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash. Pas njoftimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke sekuestruar kamerat e sigurisë dhe nisur hetimet për të arrestuar autorët e grabitjes së bankës në Tiranë.

Rasti i 4 i grabitjeve këtë të premte. Një person i moshuar është grabitur në Tiranë.

Personat ende të paidentifikuar kanë marrë motorin dhe cantën me një shumë lekësh. Pak pas ngjarjes, policia ka gjetur te braktisur motorin.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Guardiola: Do të bëhemi kampion
Previous article Bayern, “shëtitje” dhe “poker” ndaj Freiburgut të Abrashit

F.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT