Në kujtesën time si kryeministër ka qenë viti më i vështirë.
Në fillim u vumë të gjithë në pozitë të vështirë si vend (i referohet djegies së mandateve nga opozita), më pas nga bojkoti i zgjedhjeve nga ana e opozitës, pastaj refuzimi i vendimit për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, dhe në fund tërmeti që na dha një goditje të gjithëve.
Tërmeti nga ana tjetër na ka krijuar mundësinë e një fillimi të ri. Ky vit që sapo ka filluar do jetë vit i një fillimi të ri edhe falë energjisë së krijuar.


