Java që po lëmë pas, mund të konsiderohet si një nga më të përgjakshmet. Nisi me një atentat ditën e hënë, për të përfunduar me dy tragjedi në atë që u quajt “E premtja e zezë”. Krime pasioni, krime në familje e larje hesapesh… viktimat janë të gjithë në moshë të re dhe shumica prej tyre vdiqën nga dora e njerëzve më të afërt.
Çfarë ndodhi:
4 Qershori/ Mbremjen e së hënës, qyteti i Vlorës u trondit nga një atentat. Viktima ishte Vasil Dervishaj, biznesmeni 29 vjeçar. Detajet e deritanishme bëjnë me dije se personat që që morën pjesë në ekzekutim ishin katër, dy autorët dhe dy bashkëpunëtorët.
Natën që ndodhi ekzekutimi i 29 vjeçarit, mësohet se të dy palët e kishin lënë për tu sqaruar por gjithçka përfundoi fatale për Dervishajn që mbeti i vdekur nga breshëria e plumbave.
Fillimisht u tha se vrasja kishte ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës por shkaqet mbeten ende enigmë.
Vasil Dervishaj
7 Qershori/ Mëngjesi i të enjtes do të ishte tragjik për Peshkopinë, kur Qemal Sela, 26 vjeç qëlloi për vdekje prindërit e tij, me automatik.
Zeqimete Sela, 50 vjeç dhe Flamur Sela, 55 vjeç, u vranë nga djali në hotelin e tyre, një vend i frekuentuar nga ata që shkojnë në llixhat e qytetit të Peshkopisë.
Edhe pse është folur shumë, shkaku kryesor i ngjarjes ka mbetur gjendja e renduar psikologjike e 26 vjeçarit. Kjo pasi, i sapo kthyer nga Anglia, shoku i tij pretendon se ishte torturuar ndaj nuk dinte më se çfarë bënte.
Ngjarja u rendua akoma më shumë kur Qemali deklaroi në polici se ata nuk ishin prindërit e tij.
8 Qershori/ Tragjedi pas tragjedie
Ora 08:10 e mëngjesit të së premtes tronditi jo vetëm kryeqytetin, por të gjithë vendin. Historia e dashurisë, apo obesesioni i tepërt u kthye në tragjedi për dy të rinjtë. Xhafer Mata, 31 vjeç qëllon dy herë me armë 19 vjeçaren, Xhuljeta Çuni, kur kjo e fundit po shkonte në provimin e maturës, atë të letërsisë, e më pas edhe veten.
Shkaku kryesor mendohet të ketë qënë një ndarje jo e mirë e të dyve. Mata, ishte i sapodivorcuar me një djalë. Sipas dëshmive, 31 vjeçari i ka është drejtuar Xhuljetës me fjalët: “Më ke ndarë nga familja dhe fëmija, pse ma bëre këtë?”
Rrethanat mbeten ende të paqarta, por e sigurt është që do të mbetet gjatë në mendjen e opinioni publik.
Mbrëmja e 8 Qershorit/
Atëhere kur tronditja e ngjarjes së vrasjes së dyfishtë ishte ende e “nxehtë”, ndodh e papritura në Durrës.
Çlirim Shaholli, 42 vjeç dhunon për vdekjen Adrianën, 40 vjeç dhe nënën e gjashtë fëmijëve. Mendohet se gjendja e renduar ekonomike ishte bërë shkak i zënkës pasi 40 vjeçarja ishte e vetmja në shtëpi që punonte dhe i kishte kërkuar burrit të saj të punonte dhe ai.
Ky i fundit e ka shtyrë dhe goditur derisa e ndjera ka ndërruar jetë.






