• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JAPONEZËT KËRKOJNË TË INVESTOJNË NË PARKUN E DIVJAKËS/ Klosi: Natyra gjëja më e shtrenjtë që kemi..
Home
Ne sytë e të huajve

JAPONEZËT KËRKOJNË TË INVESTOJNË NË PARKUN E DIVJAKËS/ Klosi: Natyra gjëja më e shtrenjtë që kemi..

8 October, 2020 s.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Nën orientimin dhe me fonde të qeverisë japoneze, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta pritet të bëhet një park model për vendin. Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA, nënshkruan një marrëveshje me Qeverinë e Shqipërisë për zbatimin e projektit “Ngritja e kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi, Ambasadori i Japonisë në Tiranë, z. Ito Makoto dhe përfaqësuesi Rezident për Ballkanin Z. Takeiçi Jiro.

Menaxhimi i këtij parku po përballet me sfida të tilla si krijimi i një mekanizmi financiar për gjenerimin e të ardhurave financiare që mund të përdoren po për parkun, adresimi i çështjes së sedimenteve që kanë bllokuar kanalet e komunikimit mes lagunës dhe detit, adresimi i rreziqeve të zjarrit në pyje, zbatimi i planit të menaxhimit të parkut, realizuar po nga projekti i parë i JICA-s për parkun.

Projekti ka një vlerë prej 1.62 mln euro dhe do të zgjasë 3 vjet.

“Unë edhe ja kërkova këtë ambasadorit, përfaqësuesit të JICA-s në qoftë se duam ta ruajmë lagunën nga efektet natyrore duam padyshim të ndërhyjmë në kanalin që lidh lagunën me detin. Dhe në rast se kjo nuk bëhet nga projektet e JICA-s të shohim mundësinë e investimeve shtetërore në ruajtjen e jetë gjatësisë të lagunës që si çdo pasuri tjetër është në rrezik nga efekte të ndryshme qoftë dhe vetëm natyrore. Po ashtu me ambasadorin kemi rënë dakord edhe në prezencën e ministrit japonez të shtetit për Mjedisin, zotit Kjuçi, që të kemi investime japoneze qoftë edhe në transformimin e objekteve të turizmit në zonën e Divjakë Karavastasë, ku ndërtimi i një parku japonez me bimë unikale japoneze në kullën e Divjakës besoj se është një projekt që do të marrë jetë shumë shpejt”, tha Ministri Klosi.

Ky park rrezikohet si nga evazioni i kërkesave për zhvillim turistik në atë zonë që është rreptësisht e mbrojtur edhe nga rreziqet natyrore, të cilat kërkojnë investime konkrete.

“Jeni njohur me vendime të rëndësishme të  ministrisë së Mjedisit për të ndaluar investime të cilat shkojnë edhe në kundërshtim me kërkesat e vazhdueshme për industri por ne besoj kemi qenë gjithmonë të vëmendshëm nga opinioni publik, kemi qenë gjithmonë  të vëmendshëm nga opinioni i ekspertëve të mjedisit dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile dhe do të vazhdojmë të kërkojmë që ky opinion, opinioni i njerëzve që e duan natyrën dhe mendojnë se natyra është gjëja më e shtrenjtë që ne kemi, të jetë pjesë e vazhdueshme e dialogut dhe natyrisht vendimmarrës  ministrisë së Mjedisit”, tha Ministri Klosi.

Ndërkohë Ambasadori i Japonisë Z. Ito theksoi faktin se problemet mjedisore tashmë, janë një sfidë e përbashkët. Ato variojnë nga shqetësime të vogla ditore deri në çështje globale.

“Projekti pritet të promovojë një qasje të menaxhimit të bazuar në eko-sistem dhe forcimin e funksionit të këtij Parku Kombëtar. Ky projekt është më i ri në vargun e Projekteve të Zhvillimit që Japonia ka zbatuar në Shqipëri në sektorë të ndryshëm si infrastruktura, bujqësia, shëndetësia, zhvillimi dhe planifikimi hapësinor”, tha Z. Ito. Zhvillimi dinamik dhe urbanizimi i shpejtë po çojnë në degradimin dhe copëtimin e habitateve natyrore. “Mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e biodiversitetit, përfshirë jetën e egër, është thelbësore për Shqipërinë, spese humbja e biodiversitetit rezulton në çekuilibër të ekosistemit dhe ndikimit negative në jetesën e tyre. JICA po punon vazhdimisht në të gjithë botën për të mbështetur ruajtjen e biodiversitetit, duke promovuar bashkëjetesën harmonike të natyrës dhe njerëzve”, tha përfaqësuesi Rezident i JICA për Ballkanin, Z. TAKEIÇI.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKONSTRUKTOHET QENDRA SHËNDETËSORE NË PAJOVË/ Balla: Nuk ishte vënë dorë prej 45 vitesh
Previous article SULMET PËR PLAGJIATURË/ Kushi: S'ka një politikan që nuk është akuzuar! Artikulli ka kaluar në bordet etike...

s.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT