• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ JANULLATOS: Pasuesi im në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale do jetë një SHQIPTAR
Home
Sociale

INTERVISTA/ JANULLATOS: Pasuesi im në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale do jetë një SHQIPTAR

22 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos ka deklaruar se pasuesi i tij në krye të këtij institucioni fetar do të jetë një shqiptar. Kryepeshkopi Anastas e ka dhënë këtë deklarate gjatë një interviste për televizionin grek Sky. “Padyshim që pasuesi im do të jetë shqiptar. Ne nuk kemi vajtur atje për të ndërtuar një koloni, por për të ndërtuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

I pyetur nga gazetari për raportet mes Tiranës e Athinës, kreu i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos jep këtë mesazh: “Greqia mbetet gjithnjë fqinji. Fqinjët gjenden gjithmonë në momente të vështira. Njerëzit duan që këto marrëdhënie të jenë të përforcuara dhe të sinqerta. Të mos biem viktima të tensioneve por të ngremë ura”- theksoi kryepeshkopi.

Në lidhje me marrëdhënien e tij me Kryeministrin Rama kryepeshkopi theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me të. Për disa gjëra nuk është dakord, por i rëndësishëm sipas kryepeshkopit është dialogu. Në lidhje me Himarën dhe çështjen e pronave të minoritetit grek ai nënvijëzon se është një çështje e përgjithshme në në gjithë Shqipërinë, jo vetëm e Himarës. “Është një çështje e përgjithshme, jo vetëm në Himarë nuk janë kthyer pasuritë. Madje as neve për kishën nuk na janë kthyer shumë prona. Pavarësisht se kemi marrëveshje zyrtare me shtetin nuk janë dhënë ende, ka vonesa. Kthimi i pronave në Shqipëri është procedurë nëpër komisione e gjykata. Çështjet e pronësisë janë të ngatërruara. Himara nuk është një çështje më vete.  Shteti ka të drejtë të bëjë ndërhyrje të caktuara, por duhet t’u jepet prona e pasuria atyre që u takon”, shtoi Janullatos.

Sa i takon lirisë fetare, Janullatos vlerëson Kushtetutën e Shqipërisë e cila sipas tij është ndoshta më e mira në botë, ndërsa ndalet edhe te shqetësimi i madh që ka për minoritetin grek në Shqipëri. “Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur,  pasi ata janë larguar.  Çështja është se si ata që kanë lindur e janë rritur në këto fshatra të zhvillojnë jetën e tyre atje. Të ikin nga ato vende dhe të fillojnë të bërtasin që të tjerët na urrejnë është një zgjidhje e lehtë, por në fakt nuk është kjo e vërteta”- tha Janullatos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Propozimi që mori Afërdita paska qenë më magjik seç na e priti mendja! (Foto)
Previous article Dyshimet se shqiptari kreu vetëvrasje, befason këngëtari: Në burg s’lejohet rripi, ja kush ia bëri

Redaktor2

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT