• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JANË ZHDUKUR 200 FËMIJË AZILKËRKUESË/ Ministri britanik jep lajmin e keq: 176 prej tyre janë shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

JANË ZHDUKUR 200 FËMIJË AZILKËRKUESË/ Ministri britanik jep lajmin e keq: 176 prej tyre janë shqiptarë

23 January, 2023 shqipe.autor Aktualitet, Kronikë

Një ministër britanik ka pranuar se dyqind fëmijë azilkërkues që ishin vendosur në hotelet e drejtuara nga Home Office janë zhdukur. Sipas tij, kanë humbur 13 fëmijë nën moshën 16 vjeç dhe një pjesë e madhe e fëmijëve të humbur janë shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Simon Murray para Dhomës së Lordëve.

Zbulimi vjen pasi Observer raportoi se një sinjalizues nga një hotel i Home Office në Brighton e kishte konfirmuar faktin se disa fëmijë ishin rrëmbyer nga rruga jashtë hotelit dhe ishin futur me dhunë në makinë.

Departamenti u paralajmërua nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit, fëmijë azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në MB, shumica prej tyre me gomone , pa prindër apo kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.  “Home Office nuk ka fuqi të ndalojë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues në këto hotele dhe ne e dimë se disa prej tyre zhduken. Shumë prej tyre që zhduken janë gjurmuar më pas” është thënë nga homë Office.  Gjithashtu, ai tha se 88% e 200 fëmijëve, 176  ishin me origjinë shqiptare dhe tha se po shpreson që qeveria të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve për fëmijët sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka gjashtë hotele të Home Office për fëmijët azilkërkues të pashoqëruar, duke përfshirë atë në Brighton. OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë Home Office për t’i mbajtur ata të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta. Philip Ishola, shefi ekzekutiv i organizatës kundër trafikimit të fëmijëve Love146, e cila ka paralajmëruar për rrezikun e vendosjes së fëmijëve të pashoqëruar në hotele që kur Home Office filloi t’i përdorte ata, tha se Home Office hodhi poshtë ofertën e saj për të vlerësuar një hotel në Brighton.

Kjo është më shumë se një vit më parë dhe atëherë ishte e qartë se kishte shqetësime serioze për sigurinë e të rinjve në këto hotele. Që atëherë, Home Office është paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se fëmijët po zhduken, potencialisht për t’u trafikuar dhe shfrytëzuar, megjithatë këto shqetësime janë injoruar,” tha ai.

Bella Sankey, një këshilltare laburiste në Brighton and Hove, tha: “Këta fëmijë duhet të gjenden. Ne gjithashtu kemi nevojë për një hetim të plotë për të vendosur shkallën e plotë të përgjegjësisë politike dhe institucionale për këtë keqbërje të neveritshme.”
Policia e Sussex-it bëri të ditur se ata arrestuan dy burra të dyshuar për trafikim njerëzor pasi fëmijët që qëndronin në një hotel u panë duke u futur në makinën e tyre. Një zëdhënës tha se ata nuk kishin marrë asnjë pretendim për rrëmbim.

Që kur Home Office filloi strehimin e azilkërkuesve në hotele në Brighton dhe Hove në korrik 2021, 137 fëmijë të pashoqëruar janë raportuar të zhdukur, tha zëdhënësi i policisë. Prej tyre, 60 janë gjetur dhe 76 raste mbeten në hetim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA e Vuçiç: Serbia do ketë pasoja të mëdha nëse nuk pranojmë propozimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
Previous article PARALAJMËRON kryeministri letonez: Nëse Ukraina nuk fiton, atëherë të gjithë do të kenë një problem të madh

shqipe.autor

Postime të ngjashme

I ARRESTUAR PËR SHPËRDORIM DETYRE/ Vangjush Dako del sot para GJKKO Aktualitet

I ARRESTUAR PËR SHPËRDORIM DETYRE/ Vangjush Dako del sot para GJKKO

DETAJET E REJA/ Pastronte miliona euro përmes “Real Estate”, si u “dogj” Thanas Bako, “koka” e financave të kartelit të kokainës Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pastronte miliona euro përmes “Real Estate”, si u “dogj” Thanas Bako, “koka” e financave të kartelit të kokainës

PARASHIKIMI/ Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin Aktualitet

PARASHIKIMI/ Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin

Facebook Comments

PREÇ ZOGAJ/ Po Berisha a ka ndonjë zgjidhje për bashkimin e PD-së? Blog

PREÇ ZOGAJ/ Po Berisha a ka ndonjë zgjidhje për bashkimin e PD-së?

EDUARD ZALOSHNJA/ Duhen 1 milion opozitarë, por… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Duhen 1 milion opozitarë, por…

KIMETE BERISHA/ I rrezikshëm, si Chuck Norrisi! Blog

KIMETE BERISHA/ I rrezikshëm, si Chuck Norrisi!

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë Blog

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT