• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JANË TË PRIRURA RË GABOJNË”/ Shefi i Google: Mos i besoni Inteligjencës Artificiale
Home
Teknologji

“JANË TË PRIRURA RË GABOJNË”/ Shefi i Google: Mos i besoni Inteligjencës Artificiale

18 November, 2025 s.autor Teknologji

Kreu i kompanisë mëmë të Google, Alphabet, Sundar Pichai, ka paralajmëruar se njerëzit nuk duhet t’i besojnë verbërisht çdo informacioni që u ofrojnë mjetet e inteligjencës artificiale. Në një intervistë ekskluzive për BBC-në, ai theksoi se modelet e sotme të inteligjencës artificiale “janë të prirura ndaj gabimeve” dhe duhet të përdoren si plotësuese të burimeve të tjera të informacionit.

Sipas Pichai-t, rëndësia e një ekosistemi të pasur informacioni është thelbësore, sidomos në një kohë kur përdorimi i mjeteve të AI po rritet me ritme të shpejta. “Ky është shkaku pse njerëzit përdorin edhe Google Search. Kemi produkte të fokusuara te saktësia e informacionit”, tha ai, duke nënvizuar se pavarësisht përparimit, teknologjia aktuale ka kufizime.

Komentet e tij vijnë në prag të lançimit të modelit të ri të konsumatorit, Gemini 3.0, i cili sipas analizave po rimerr pjesë të tregut të humbura ndaj platformave si ChatGPT. Që nga muaji maj, Google ka integruar “AI Mode” në kërkimet online, duke i ofruar përdoruesve një eksperiencë më të ngjashme me bisedën me një ekspert.

Shefi i Google përmendi gjithashtu teknologjitë e reja të hapura, të cilat mundësojnë verifikimin e imazheve të gjeneruara nga AI, aftësi që synon të luftojë dezinformimin vizual.

I pyetur mbi komentet e vjetra të Elon Musk, i cili kishte shprehur shqetësime se DeepMind mund të krijonte një “diktaturë të AI-së”, Pichai u shpreh se një teknologji kaq e fuqishme nuk duhet të jetë në duart e një kompanie të vetme. “Jemi larg një skenari të tillë,” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MORËN LEKË BIZNESMENIT QË OPERONTE PA LICENSË/ SPAK dërgon për gjykim 2 inspektorët e ISHTI-së dhe vetë pronarin
Previous article SONDAZHI NË GJERMANI/ AfD mbetet forca më e madhe politike, koalicioni qeverisës nën 40%! Kancelari Merz me rekord të ri negativ

s.autor

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian Teknologji

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT