• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JANË SHUMË, POR SI KAM HYRË NJERIU NË RISK”/ Artan Lame flet për kërcënimet për ligjin e ri të pronave
Home
Sociale

“JANË SHUMË, POR SI KAM HYRË NJERIU NË RISK”/ Artan Lame flet për kërcënimet për ligjin e ri të pronave

1 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame, duke folur për ligjin e ri për regjistrimin e pronave ka treguar se është kërcënuar shumë herë por nuk i ka marrë seriozisht këro kërcenime.

I ftuar në “Ditari” në A2, Lame u shpreh se nuk i merr seriozisht këro kërcënime sepse nuk i ka hyrë njeriu në risk, ndërsa për ligjin e ri theksoi se ai do të mbyllë të gjitha proceset 30-vjeçare të pronësimit.

“Jam kërcënuar shumë herë dhe asnjëherë. Janë të pafundme kërcënimet e inatit, kur njerëzit e shohin se nuk e marrin dot atë që pretendojnë. Kërcënimet e tipit do të bëj këtë e do të bëj atë nuk i marr seriozisht, pasi shumica e tyre e harrojnë edhe vetë që e kanë thënë të nesërmen. Ka edhe një kategori që ta çojnë llafin në mënyrë më të strukturuar, por edhe këta nuk arrijnë deri në fund. Unë arsyetoj kështu: nëse nuk i ke hyrë kujt në risk, sepse kushdo e di nëse i takon me të vërtetë ajo që pretendon, duhet të rrish i qetë. Unë kam 20 vite që merrem me këto histori dhe i përmbahem rregullit që nëse nuk i ke hyrë njeriu në risk, nuk ka për të bërë gjë”, tha Lame.

Sipas tij, ligji i ri “pretendon të mbyllë të gjitha proceset 30-vjeçare të pronësimit.”

“Në vitin 1991 nisi ndarja e tokës me ligjin 7501, në 1993 kthimi i tokave te ish-pronarët, më vonë procese të tjera të regjistrimit të banesave dhe oborreve, legalizimet etj. Këto procese nuk janë mbyllur ende dhe ky ligj do të mbyllë të gjitha këto procese. Kadastra nuk është gjykatë, por magazinë e pronave. Njerëzit, në dëshpërimin 30-vjeçar, na drejtohen sikur do të zgjidhim problemet e tyre. Por, problemet zgjidhen ose nëpërmjet ligjit, kur ai është i qartë se kujt i takon prona dhe Kadastra bën regjistrimin; ose me gjyq. Po t’i thuash njerëzve drejtojuni gjyqit, sikur i ke vrarë”, tha Lame.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se lëmshi i 30 viteve nuk mund të zgjidhet brenda disa muajsh. Duhet të rregullojmë gjyqësorin, siç po përpiqemi ta bëjmë, dhe atij t’ia adresojmë të gjitha problematikat me pronat. Nuk ka rrugë tjetër. Në sistemin kapitalist, gjyqësori vendos se kush ka të drejtë mes dy personave që kanë konflikt. Por, çfarëdo që të bësh, gjysma do të mbetet e pakënaqur”, shtoi Lame.

Në lidhje me çështjen e Kadastrës së Vlorës, Lame tha: “Po paguajmë marrëzinë e 30 viteve duke pasur kurajon të zgjidhim pisllëkun. Edhe Vlora po përballon marrëzinë e 30 viteve, ka pjesën më të madhe të bregdetit më interesant të vendit, janë vlonjatë dhe nuk kanë durim, por thelbi është që ajo drejtori po vuan problematikat e grumbulluara për 30 vite.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEZONI MË I MIRË NË KARRIERË/ Roshi merr të gjitha meritat për ndeshjen ndaj Arsenal Tula
Previous article FITORE SPEKTAKOLARE/ Inter mposht Brescian me goleadë, askush si "zikaltrit" në Europë

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT