• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JANË RRITUR INVESTIMET E HUAJA”/ Rama: Sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e pagave…
Home
Politikë

“JANË RRITUR INVESTIMET E HUAJA”/ Rama: Sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e pagave…

29 March, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama në këshillin Ekonomik Kombëtar, deklaroi se vendi ka potenciale për të vjelë investime të huaja. Ai tha se kërkesa për Shqipërinë rritet në mënyrë eksponenciale.

Sipërmarrja në turizëm sipas Ramës nuk shtron më problemin e pagave.

“Shqipëria ka marrë një vlerësim të ri nga Standart and Poors, me 2-, hera e parë që ngjitemi në këtë nivel klasifikimi, nga ana tjetër kemi një të dhënë të fundit të Bankës së Shqipërisë për rritje të ndjeshme të investimeve të huaja, që kanë hipur ndjeshëm për herë të parë në shifrën prej 1 mld eurosh.

Vizioni ynë për 2030 shkon përtej këtyre të dhënave. Kemi potencial për rritje të investimeve të huaja. Qëllimi është të rritemi deri në 4 mld. I kemi mundësitë që në një kohë jo të gjatë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv me përmirësim dhe sot nëse shohim trendët, nuk është aspak e shfrenuar imagjinata që në një kohë të arsyeshme të kalojmë në 2b+.

Sot shohim që sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e parave, është gati të paguajë shumë mirë, si nuk do imagjinohej pak vite më parë. Por shtrohet problemi se kujt do t’i paguajë.

Të kemi qartësi dhe kontribut nga të gjithë faktorët ekonomike dhe socialë në mënyrën si duhet të bëjmë një politikë të re në aftësimin profesion jo vetëm në nivel shkolle por edhe riaftësimin në funksion të tregut edhe në moshat që nuk janë më mosha shkolle”, tha ai.
Rama shtoi mes të tjerash se procesi i integrimit europian ka rregullin: ha këtë ushqim!

“Procesi për integrimin evropian janë; ha këtë ushqim! Duhet të jetë një mundësi e re. Në mbyllje dëshiroj që të theksoj se gjithë kjo punë kërkon dialog më intensiv, më të strukturuar dhe ky këshill ekonomik kombëtar është një nga hapësirat ku me vullnet të përbashkët ne mund të rrisim produktivitetin e dialogut mes qeverisë dhe faktorëve të tjerë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOKAINË NGA AMERIKA LATINE NË GJERMANI/ Sekuestrohen pasuritë e kunetërve Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu
Previous article HIMARA PA DREJTUES/ Këshilli Bashkiak mblidhet sot për të caktuar kryetarin e ri

s.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT