• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JANË PËRDORUR TË DHËNAT PERSONALE”/ Topalli për votën e diasporës: Po bëhet presion ndaj administratës
Home
Politikë

“JANË PËRDORUR TË DHËNAT PERSONALE”/ Topalli për votën e diasporës: Po bëhet presion ndaj administratës

30 April, 2025 s.autor Politikë

Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli në një konferencë për mediat u shpreh se po bëhet presion brenda administratës për votën në 11 Maj.

Topalli gjithashtu theksoi se nuk ka dyshim që pala tjetër po përdor mjete të dënueshme dhe jashtë standardeve të zgjedhjeve.

“Po fotografojnë votën e tyre që i kërkohet përmes një presioni që ju bëhet familjarëve të tyre brenda administratës. Nuk është rastësi se ky presion është i jashtëzakonshëm, nuk është rastësi që në raportin e djeshëm të OSBE/ODIHR përmendet përdorimi i aseteve publike në përmasa të palejueshme, të tmerrshme në fakt, apo përdorimi i administratës përmes një presioni dhe arrogance që nuk ka ndodhur kurrë në tre dekada. Përdorimi i parave edhe nga pushteti lokal, edhe për të çuar autobusa. Nuk ka dyshim që pala tjetër po përdor mjete të dënueshme dhe jashtë standardeve të zgjedhjeve, por pavarësisht përdorimit të administratës dhe parasë mesa duket diaspora dhe shqiptarët në Shqipëri e kanë në ndërgjegjen e tyre të qartë se çfarë duhet të bëjnë në 11 Maj dhe votimi në numrin 1 është gjëja më e bukur që mund të shohim në 11 Maj”, tha Topalli.

Ndërkohë sa i përket problemeve që janë hasur me votimin nga diaspora, Topalli i bën thirrje KQZ-së që t’i kërkojë DHL-së që të përmbushë detyrimet e saj.

“Unë gjatë kësaj periudhe jam përpjekur të mos flas shumë për problemet që ka pasur votimi në diasporë pasi detyra ime ëhstë t’i inkurajoj, takoj, t’ju bëj thirrje të votojnë numrin 1 Partinë Demokratike sepse ata mund të kthehen në një fuqi elektorale dhe në një faktor politik për të ndryshuar çdo gjë në vendin tonë. Mbi të gjitha përveç se me ndryshu qeverisjen e forvcave politike, me ndalu largimin e mëtejshëm të shqiptarëve se për ndryshe për një dekadë ne nuk do të ekzistojmë më. Ndërkohë që juristët e PD pranë KQZ kanë shënuar dhe kanë mbajtur shënim çdo informacion që ne marrim apo kryetar të qarqeve kanë marrë dhe ja kanë referuar KQZ. Mendoj se ky është një moment kyç i votimit të diasporës dhe prandaj jam këtu dhe për t’i bërë thirrje serioze KQZ që t’i kërkojë DHL që të përmbushë detyrimet e tyre. Çdo përpjekje e bërë për të mos marrë zarfin është një cënim i të drejtës së votës dhe ne nuk mund të heshtim ndaj kësaj. Ky është një ndër reagimet që ne kemi”, tha Topalli.

Topalli u ndal edhe tek një problem tjetër që i është raportuar që ka të bëjë me përdorimin e të dhënave private.

“Unë personalisht kam marrë mesazhe të pafundme ku më thonë ‘ku e dinë ata numrin e telefonit tim që më telefonojnë apo më çojnë mesazhe për të votuar’. Edhe unë e kam këtë pyetje shumë serioze. Si i keni marrë ju dhe i keni përdor ju të dhënat e shqiptarëve? Ato do të na japin një përgjigje sepse përdorimi i të dhënave personale është një cënim i rëndë i privatësisë dhe i ligjit në përgjithësi”, u shpreh Topalli.

Demokratja Topalli lidhur me shkeljen e rregullave të votimit, gjithashtu shtoi se: Ne mendojmë se duhet të shkojmë në një përshkallëzim. Ka pasur deklarata të mëparshme nga jurist në planin teknik, ka pasur thirrje që ju bëjmë shqiptarëve jashtë që mos prnaoni që të fotografoni apo të bëni video të tyre për t’iu përgjigjur të afërmve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUNA FESTON 1-VJETORIN/ Kiara Tito ndan për herë të parë momentin e lindjes
Previous article SHPËRTHIM I FUQISHËM NË VERI TË KINS/ Plagosen 17 persona, shkaktohen dëme materiale

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT