Tatuazh, apo një lojë me numra? E vërteta është se mbrojtësi i Real Madrid ka shkruar disa shifra në gishtat e dorës së tij, çka ka shkaktuar një numër teorish, se çfarë do të thotë. Sergio Ramos ka zbuluar një tatuazh krejt të ri, me katër numra të kuq në gishtat e tij. Mbrojtësi spanjoll përdori Twitter për ta treguar dhe zbuluar domethënien.
Ai shkroi: “Numrat e jetës sime, në ngjyrë të pastër. Çfarë do të thotë?” “SunSport: ka mundur të zbulojë të gjitha lidhjet me numrat më të rëndësishëm për kapitenin e Real Madrid. Çdo tifoz i vërtetë i Real Madridit do të donte të dinte se çfarë do të thotë numri 90+ në gishtin e mesit. Bëhet fjalë për minutën kur ai shënoi golin e barazimit të famshëm në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Atletico, e cila u kthye në kohën shtesë në një fitore 4-1 dhe “Decima”.
Numrat 35 dhe 32 korespondojnë me numrat e fanellës që ka pasur Ramos në skuadrat ku ka luajtur, fillimisht te Sevilla e pastaj në “Bernabeu”. Nuk ishte e lehtë të deshifrohej numri 19 në tatuazh. Ramos ka nënshkruar për Real Madrid kur ishte 19 vjeç, por ai gjithashtu kishte veshur fanellën me këtë numër në debutimin e tij si lojtar i kombëtares së Spanjës kundër Kinës.