• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JANË NË PROCES GJYQËSOR…”/ Myslim Murrizi paralajmëron tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën
Home
Politikë

“JANË NË PROCES GJYQËSOR…”/ Myslim Murrizi paralajmëron tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën

18 August, 2025 s.autor Politikë

Më sytë nga SPAK dhe me bindjen se  do të jetë në  Parlament edhe pse nuk fitoi  mandatin e deputetit, Myslim Murrizi  paralajmëron  zhvillime te forta në vjeshtë, që do shkaktojnë tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën.

Në prag të legjislaturës se re, kandidati i listës së hapur provokoi kolegët e  zgjedhur deputet ne kryeqytet, të cilët kanë llogari te hapura me drejtësinë.

“Nuk ua heq unë mandatin, E dinë vetë ata. Ata që janë në proces gjyqësor dhe ata qe janë në proces hetimor. Nuk uroj askënd që të jenë në burg por zullumet qe kanë bërë do i paguajnë vetë. Kam thënë ne shtator qe do jem në Parlament, por nuk kam dhëne vit mund të jetë dhe shtatori i 2026. Por e sigurte do jem atje.”

Anëtari i Këshillit  Kombëtar të PD-së, në një intervistë për gazetaren e Top Channel Elda Menga, nuk i kursen kritikat për aksionin opozitar pas humbjes se zgjedhjeve, duke akuzuar të vetët për opozitë selektive.

“Jam i indinjuar shpirtërisht për opozitën selektive dhe për heshtjen prej vitesh ndaj aferës me te madhe te shekullit që është Bankers, u ka vjedhur shqiptarëve  në 21 vite, 15 miliard euro pasuri nëntokësore. Je opozitar ti por, merr ca tendera këtej, merr dhe ca lek për dorovitje dhe bën avokatinë e tyre. Siç kam reaguar për Komisionin Hetimor të Albana Vokshit për koncesionet e shëndetësisë. Ka harruar Janis Karathano të koncesionit të laboratorëve 130 milion euro dhe Klod Allajbeun e dializës me 100 milion euro.”

Jo vetëm demokratët,  Myslim Murrizi akuzon edhe të majtët se kanë mbyllur sytë për  aktivitetin e Bankers në Shqipëri duke drejtuar gishtin e akuzës ndaj të dyja kahëve të politikës.

“Mua më ka bërë përshtypje lidhja e politikës me aferën Bankers  Ajo që më ka tërhequr vëmendjen është dorovitja ashiqare e tre studiove ligjore të cilat kanë marre 13. 5 milion euro, nga 2019 deri me sot. Reagimi im është pse këtë cështje dhe vjedhje te shekullit, pasi asnjë afere ska 15 miliard euro, nuk e merr SPAK. Dhe për faktin se janë dy apo tre subjekte te SPAK  te trazuar me këtë aferë tre ish deputet dhe  dy ish ministra.  “

Në pritje të suprizave të shtatorit, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD  paralajmëron një pranverë  akoma me interesante për demokratët. Nëse Berisha vendos të hapë garën për kryetar, Murrizi pritet  të jetë sfidanti i parë, ndonëse  do preferonte që doktori të qëndronte larg zgjedhjeve.

“Nëse Berisha nuk do jete kandidat dhe nuk do trazoje me absolutisht do jem në gare për kryetar partie. Si ish student dhjetori, si njeri që nuk vi nga komunizmi në PD, si njeri që skam asnjë lek nga paratë publike ne xhepin tim dhe që nuk jam opozitar selektiv. Pse  jo edhe me Berishën, pse jo po ua them. Unë nuk e di që kjo është parti private e një njeriu“

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Dyshohet se u infektuan nga detergjenti i spitalit, ndërrojnë jetë dy foshnje në Itali
Previous article TAKIMI NË SHTËPINË E BARDHË/ Çfarë i duhet nga SHBA dhe Trump? Përgjigjja e prerë dhe e sinqertë e Zelensky-it

s.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT