“Kontrata e Erës me Fatonin ka mbaruar” ishte një deklaratë e papritur që kunati i saj, Robert Berisha. Kjo erdhi si e papritur për fansat e këngëtares së hit-it “Bonbon”, e cila për hir të së vërtetës mori famë në sajë të menaxhimit të shkëlqyer të Fatonit. Ky lajm vjen pasi Era publikoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës klipin e shumëpritur “No I love yous” me reperin e famshëm 32-vjeçar, French Montana.
Në rrjetin e tij Instagram, menaxheri më i suksesshëm i Kosovës ka lançuar këtë projekt të Erës, duke qenë se ai ka punuar në Los Angeles për realizimin e projektit shumë të shtrenjtë, dhe që u ka marrë shumë kohë. I pyetur rreth marrëdhënies së tij aktuale me Erën, ai përgjigjet: “Nuk është asgjë e vërtetë, nuk kam probleme me Erën”, duke lënë të kuptohet se do të ketë zhvillime të reja në të ardhmen. Nuk dihet se me çfarë projekti po merret Era aktualisht pas klipit të fundit.
Për realizimin e projektit amerikan, këngëtarja nga Kosova bashkë me menaxherin e saj Fatonin u vendosën në SHBA, në mënyrë që të ndiqnin me përpikëri të gjithë fazat e realizimit të projektit nga studioja muzikore, e deri te xhirimet e skenave.
Vargjet e dashurisë së “No I love yous” i kishte shkruar vetë këngëtarja e muzikës pop, e cila tashmë ka arritur famë ndërkombëtare. Shumë data u përfolën për këtë bashkëpunim që u tha se do të ishte “bileta” e këngëtares Era Istrefi për t’i siguruar vëmendjen e të gjitha mediave botërore. Sipas producentëve të bashkëpunimit, kjo është kënga ritmike që të gjithë kanë nevojë, me të cilën publiku do kërcejë dhe do e dëgjojë në club-e nate. Ky bashkëpunim vjen disa muaj pasi Era Istrefi publikoi klipin e këngës “Redrum”, projekti që pasoi superhitin “BonBon”, që e katapultoi shqiptaren në tregun ndërkombëtar.
Nga ajo kohë, Istrefi ka qenë mjaft aktive me koncerte, e ftuar në emisione ndërkombëtare apo e intervistuar nga media prestigjioze në botë, por asnjë këngë të re nuk publikoi. Së fundi ajo bëri të ditur se ishte duke punuar për projektin e ri me reperin amerikan French Montana, i cili numëron disa hit-e në karrierën e tij, mes të cilave “All the way up”, “Unforgattable”, “A lie”, etj. Era ishte shqiptarja plot stil që iu shtua bashkëpunimeve të tij të më- parshme me të huaj, mes të cilëve Chris Brown, Swae Lee, Drake, Stefflon Don, etj./ Përgatiti: AlpeNews.al


