Sanaa, Jemen
Kur babai i Halima-s i tha asaj se po planifikonte martesën e saj, 12-vjeçarja refuzoi në mënyrë të vendosur. “Babai im i martoi motrat e mia dhe të njëjtën gjë mendon të bëjë edhe me mua, por nuk dua të martohem” u shpreh vajza e mitur.
Martesa e fëmijëve është e ngulitur në Jemen, një simptomë e varfërisë dhe një kulturë thellësisht konservatore.
Është një praktikë tradicionale e ruajtur në proverba si, “Martohu me një vajzë 10-12 vjeçare, e ke me garanci” – një siguri për virgjërinë e një fëmije. Dhe lufta civile trevjeçare e vendit e ka përkeqësuar problemin. Sot, më shumë se dy të tretat e vajzave të Jemenit janë martuar para se të arrijnë 18 vjeç.
Por Halima është e vendosur që nuk do të martohet.
Ishte fati i saj i keq që nuk mundi ta shmangte martesën. Motra e Halimas u martua me nje burrë 15 vite më të madh ndërkoh që ishte vetëm 13 vjeçe. “Nëse do të kisha mundësi do të shkoja në shkollë dhe do të edukohesha në vend që të martohesha” është shprehur motra e Halimas.
Ajo ka vuajtur shumë pasi a lindur katër fëmijë. Babai i vajzave shprehet se i vjen keq POR kjo nuk e ka ndaluar që të planifikoj martesën e vajzës së vogël, Malihas megjithëse nuk ka ende ndonjë kandidat.
Shumë prindër të Jemenit po përballen me realitetin e hidhur që të marrin dhuratat e martesave të vajzave për të ushqyer pjesën tjetër të familjes.
Kafa motra e Halimas nuk kërkon agjë tjetër përveçse një fat ndryshe nga i saji pë katër vajzat e saj të vogla, një arsim, një shans, një të ardhme më të mirë.
“Ato do të martohen kur të duan vetë jo kur të dua unë”
Edukimi është më i bukur se martesa ka vazhduar Halima. Unë dhe shoqet e mia nuk duam të martohemi, edhe nëse duhet le të martohemi kur të jemi rritur.
“Unë pres që të kem një të ardhme të mirë, të mos përfundoj me të ardhmen e këtyre vajzave të tjera”.
“UNE NUK DUA TE MARTOHEM!”Përgatiti:AlpeNews.al







