• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JANË ELEMENTI PËR…”/ Astrit Patozi tregon strategjinë e Sali Berishës me primaret
Home
Politikë

“JANË ELEMENTI PËR…”/ Astrit Patozi tregon strategjinë e Sali Berishës me primaret

17 October, 2022 F.autor Politikë

Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të bashkohet, pasi, sipas tij, ende nuk është ndarë.

Duke iu referuar faktit që kolegë demokratë të grupimit të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës pritën në oborr dhe në sallën e gjyqit deputetin Ervin Salianji ditën e sotme, Patozi u shpreh: “Për të shkuar te bashkimi, këta duhet të ndahen një herë. Këta nuk janë juridikisht të ndarë. Kjo është gjëja më e keqe që ka sot Partia Demokratike në shtëpinë e saj.

Unë mendoj se nëse PD-ja do të ishte ndarë që kur nisi sherri, përpara se të merrnin hunjtë dhe kundragazin për të rrahur njëri-tjetrin, tani do të kishin të gjitha mundësitë për t’u bashkuar si njerëz. Tani po sillen në mënyrë hileqare, pasi nuk e duan bashkimin, por bëjnë sikur flasin, që faturën e dështimit në zgjedhje t’ia lënë njëri-tjetrit”.

“Sali Berisha po vijon me primaret, ndërkohë që primaret janë elementi për të mos u bërë kurrë bashkimi. Të dyja palët thonë që “Ne jemi PD-ja”.

E shoh të zymtë perspektivën e PD-së në këtë luftë të brendshme. Sali Berisha ka qëllim dominimin total të PD-së. Pala tjetër ka qëllim mbijetesën, duke luajtur me letrat dhe me gjykatën. Dy mundësi ka: ose do të ndahen, ose pjesa e Bashës do të asimilohet. Berisha me primaret kërkon që t’i kompleksojë, duke i faturuar humbjen”, theksoi Patozi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI NË RRJET/ Kozeta Kurti: Nuk do ta bëja mish për top Doktorin, që dua ta kujtoj ndryshe
Previous article VITI I RI AKADEMIK/ Ministria e Arsimit për protestën e pedagogëve: Jemi të hapur për dialog

F.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT