• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JANË DOMETHËNËSE RASTET…”/ Rama i dorëzon Komisionerit të BE për menaxhimin e krizave kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim
Home
Politikë

“JANË DOMETHËNËSE RASTET…”/ Rama i dorëzon Komisionerit të BE për menaxhimin e krizave kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim

13 June, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi live në një konferencë për shtyp komisionerit të BE për menaxhimin e krizave Janez Lenarčič kërkesën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm.

“Janë domethënëse rastet që mund të kujtojmë në lidhje me asistencën që ky mekanizëm i ka dhënë Shqipërisë. Tërmeti është një moment me peshë në këtë mbështetje por edhe çfarë pasoi me pandeminë përsëri ishte mbështetja e këtij unioni të mbrojtjes civile që na i lehtësoi plagët dhe na lehtësoi përballjen me armikun e padukshëm.

Edhe falë ndihmës së komisionerit ne kemi marrë ndihmë nga ky mekanizëm në përballjen me zjarret e rënda të vitit të shkuar ku mjetet e rënda që u përdorën nga shtete si Holanda apo Cekia u përkisnin këtij mekanizmi. Europa këtë mekanizëm e ka ngritur për të përballur së bashku ndikimin e ndryshimit të klimës dhe pasojat e ndryshimit të klimës në mjedisin tonë. Jo vetëm kaq por për të përballur bashkë krizat e rënda. Ky mekanizëm është në krye të përpjekjes për të garantuar mbështetje të madhe për Ukrainën.

Çdo gjë që nuk është armatim i mbulon ky mekanizëm. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë BE të mbrojtjes civile që funksionon me këtë mekanizëm është një hap domethënës dhe një lehtësim i madh për ne duke pasur parasysh nevojat që kemi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë por edhe për të dhënë. Dua të falenderoj komisionerin. E pamë të udhës që dorëzimin e letrës së interesit për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë union ta bëjmë edhe publikisht nëpërmjet meje..”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAZANI KATËR DITË NË FLAKË/ Rama: Kur vjen një mjet në ndihmë nga jashtë nuk është për të qarë hallin! Edhe Greqia kështu bën
Previous article LUFTA/ Macron i gatshëm për të zhbllokuar portin e Odessës dhe zhvillimit të eksporteve

s.autor

Postime të ngjashme

KUVEND/ Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, po vijon axhendën për shpopullimin e vendit Politikë

KUVEND/ Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, po vijon axhendën për shpopullimin e vendit

LAJM I MIRË/ Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për mjedisin, protestat tregojnë ndryshimin e shoqërisë shqiptare Politikë

LAJM I MIRË/ Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për mjedisin, protestat tregojnë ndryshimin e shoqërisë shqiptare

KUVEND/ Bardhi akuza mazhorancës: Refuzoni nismat tona; Peleshi: Integrimi mbetet prioritet Breaking News

KUVEND/ Bardhi akuza mazhorancës: Refuzoni nismat tona; Peleshi: Integrimi mbetet prioritet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT