• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JANË BËRË BASHKË…”/ Veliaj: Qëllimi Bashës është pasurimi i familjes, Meta i është bashkuar koalicionit antishtet
Home
Politikë

“JANË BËRË BASHKË…”/ Veliaj: Qëllimi Bashës është pasurimi i familjes, Meta i është bashkuar koalicionit antishtet

8 October, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Programi i Partisë Socialiste janë punët, ndërsa alternativa tjetër që iu ofrohet qytetarëve shqiptarë është dhuna. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Njësia 5 në kryeqytet, deklaroi sot se në fund të gjithë do mbajnë mend punët që janë bërë dhe se si iu është përmirësuar jetesa falë cilësisë së tyre, jo fjalët që janë thënë.

“Programi ynë është ky: Një rrotullim 360 gradë me punët që janë bërë. Jo vetëm Kopshti Zoologjik, por edhe 150 vende parkimi sot, që të zgjidhim edhe parkimin e gjithë lagjes. Te Parku Olimpik, këtu mbrapa, do jetë shkolla e re “Dritëro Agolli”, një emër i madh për socialistët dhe për gjithë kombin tonë. Nëse e vazhdojmë prapë këtë xhiron 360 gradë, arrijmë te Amfiteatri. Shumë shpejt do fillojmë punimet tek i gjithë blloku, nga Juridiku, Petro Nini Luarasi, Garda, sepse është një nga të vetmet zona që duhet bërë me themel. Pasi të mbarojmë atë, do kalojmë në Selitë. Puna e bën diferencën, puna i heq edhe zvarranikët, edhe minjtë, edhe plehrat, edhe llumin, edhe baltën, se në finale njerëzit do harrojnë çfarë kemi thënë, por qyteti do mbajë mend çfarë kemi bërë dhe kur të shkojë në datën 25 prill, do votojë për ato që kemi bërë, jo për çfarë i kemi thënë njëri-tjetrit,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se alternativa tjetër është dhuna, urrejtja dhe përçarja: “Nëse ata e kanë mbështetur fuqinë e tyre tek dhuna, ne e kemi mbështetur tek puna; nëse ata janë në gjuhën e urrejtjes, ne jemi me dashurinë; nëse ata mendojnë që përçarja funksionon, ne jemi partia e bashkimit,” u shpreh ai. Veliaj tha se qëllimi i vetëm i Lulzim Bashës është pasurimi i familjes së tij, shtimi i vilave dhe bizneseve, duke e përdorur partinë për gjoba ndaj atyre që ai i quan oligarkë.

“Si ka mundësi që në kohë pandemie rrisin pasurinë e tyre ekonomike?! Shtojnë vilat e tyre në vitin që shqiptarëve iu dëmtuan shtëpitë dhe jo vetëm kaq, por edhe gënjejnë: një panik i tërë tek pallati që është kufi me ju, iu thanë të gjithëve, pallati është dëmtuar, prandaj ikëm të shqetësuar dhe patjetër duhet t’i merrnim dy vila nga një njeri që është oligark. Tani ai oligarku është bërë një engjëll, se ai quhet oligark vetëm kur nuk paguan gjobën, se kur paguan gjobën ai bëhet një rob Zoti,” u shpreh Veliaj.

Ai thumboi edhe presidentin Ilir Meta, i cili sipas Veliajt i është bashkuar koalicionit antishtet dhe po u jep dekorata njerëzve që nuk përfaqësojnë asgjë për këtë vend.

“Presidenti i kishte dhënë dekoratë pasardhësve të Vojo Kushit, që në fakt ishte një i rremë, sepse mbesa doli dje dhe tha “jam unë pasardhësja e Vojo Kushit, kujt po ia jep këtë dekoratë?” Normal, ai mavria nuk fliste dot për Vojo Kushin, se nuk e kishte fis fare. Ku ka degraduar sot alternativa e tyre, se tani janë bërë bashkë, i gjithë koalicioni antishtet, janë bërë bashkë. 5 lekë tufa, si majdanoz dekoratat,” u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL HAPUR PAS GRUMBULLIMIT TEK FRANCA/ Pogba: Të gjithë do të dëshironin të luanin për...
Previous article MERO BAZE/ Poshtërimi i “Klevesëve”, nga Lulzim Basha

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT