• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JANË BËRË 2 MILIONË VAKSINA, VETËM 20 RASTE…”/ Mjeku i jep fund dilemës se vaksina ndikon në fertilitet
Home
Sociale

“JANË BËRË 2 MILIONË VAKSINA, VETËM 20 RASTE…”/ Mjeku i jep fund dilemës se vaksina ndikon në fertilitet

20 January, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Epidemiologu Dritan Ulqinaku dhe Drilon Çupi, specialist i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani, në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, folën për situatën pandemike në të cilën ndodhemi. Ata u shprehën se vaksina mbetet arma e vetme për t’u mbrojtur nga format e rënda të varianteve të këtij Covid-19.

“Vazhdon të mbetet e vetmja mundësia për të mos u hospitalizuar. Ekziston mundësia e infektimit por kur je i vaksinuar e kalon më lehtë, duke filluar nga zgjatja e shenjave, rritja e amplitudës së temperaturës dhe mundësia për t’u shtruar në spital është 90 përqind më pak se ata që nuk janë vaksinuar. Të gjithë protokollet thonë që pas 5 muajsh, është e nevojshme doza e tretë për mbrojtje më të mirë kundrejt viruseve.”, tha Ulqinaku.

Ulqinaku shtoi se vaksinimi ka ulur dhe rastet me komplikacione të rënda. “Komplikacionet madhore kemi rreth 6 muaj që nuk na raportohen pothuajse fare. Mund të flasim ndoshta me shifra që mund të shkojnë rreth 2 milion vaksina, nuk i kanë kaluar 20 individë që kanë pasur probleme më shumë se normaliteti i tyre. Një masë shumë e madhe janë vaksinuar, që kanë kaluar probleme serioze post vaksinale.”, tha ai.

Në një lidhje me Skype nga Gjermani, Çupi sqaroi se pse vaksina nuk ndikon në fertilitet. “Vaksinat me ARN si Pfizer dhe Moderna kanë një material që aplikohet nga prodhuesit e vaksinave dhe thonë se pas 46 orëve gjithë substanca shpërbëhet. Duhet të sqarojmë se këto vaksina me bazë gjenetike nuk futen te bërthama e qelizave tona. I gjithë mekanizmi ndodh jashtë materialit dhe kjo do të thotë se nuk ka mundësi për predispozita të tjera gjenetike në të ardhmen.

Këto vaksina nuk ndikojnë në gjenetikën e njeriut sepse nuk ka lidhje fare me bërthamën aty ku është dhe materiali gjenetik. Pra, nuk ka mundësi që të ketë fertilitet apo mutacione të njerëzve në gjenetikën e njerëzve. Janë thjesht teori konspirative.”, sqaroi Çupi.

Duke iu përgjigjur pyetjes se kur do të marrë fund pandemia, Çupi tha se “në rast se nuk do të ketë një mutacion të ri ndoshta fundi i këtij viti apo fillimi i vitit tjetër infeksioni do të kthehet në një koncept endemik”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Universiteti i Miçiganit paguan 490 milionë dollarë dëmshpërblim për ish-studentët e abuzuar seksualisht nga mjeku sportiv
Previous article E KISHTE MARRË ME QIRA/ I shkrumbohet apartamenti qytetares në Tiranë, ja ç'thotë policia

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT