• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Janar-tetor 2017, eksporti u rrit 13.4 për qind, shifrat e INSTAT
Home
Ekonomi

Janar-tetor 2017, eksporti u rrit 13.4 për qind, shifrat e INSTAT

19 November, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Eksportet kanë vijuar me ecurinë e tyre pozitive edhe në muajin tetor. Sipas të dhënave të INSTAT-it, për 10-mujorin, kompanitë shqiptare shitën jashtë vendit 225 miliardë lekë mallra, me një rritje prej 13.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja është e nxitur nga dy grupe kryesore, ai i “materialeve të ndërtimit dhe metaleve” dhe “tekstileve e këpucëve”, ndërsa “mineralet, lëndët djegëse e energjia” vijojnë me performancën e tyre të dobët.

Grupi i “tekstileve dhe këpucëve” është më i madhi në vend, përsa i përket eksporteve. Ky grup ka si avantazh krahun e lirë të fuqisë punëtorë, dhe punon përgjithësisht me regjimin e përpunimit aktivi, me vlerë të shtuar të ulët, ndonëse vitet e fundit ka përpjekje për të mbyllur ciklin, sidomos në industrinë e këpucëve. Për 10 mujorin, ky grup eksportoi 98 miliardë lekë mallra, me një rritje prej 9.5% në krahasim me 10 mujorin 2016. “Tekstilet dhe këpucët” zinin 43% të totalit për 10 mujorin.
Një ecuri shumë pozitive këtë vit ka shënuar grupi i “materialeve të ndërtimit dhe metaleve”, që për 10 mujorin ka shënuar dhe rritjen m ëtë madhe në vlerë absolute me rreth 10 miliardë lekë (nga 27 miliardë lekë që ishte rritja në total e eksporteve), duke arritur në 36 miliardë lekë (+39%). Kurum, prodhuesi i çelikut, ndonëse në falimentim, po vijon punën pas planit të riorganizimit, ndërsa ka një gjallërim të industrisë së çimentos dhe materialeve të ndërtimit. Pesha e këtij grupi ka arritur në 16%, pothuajse sa ajo e “minerale, lëndë djegëse dhe energji”.

Por edhe eksportet e “pijeve, ushqimeve dhe duhanit” janë zgjeruar me 17% në 24 miliardë lekë, me ritme më të ngadalta rritjeje se një vit më parë. Deficiti tregtar i muajit tetor është 32 miliardë lekë, duke u rritur me 15.2%, krahasuar me tetorin 2016 dhe duke u ulur me 10.7%, në krahasim me shtatorin 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berisha: Saimir Tahiri ka shkelur kushtetutën, ti heqim mandatin
Previous article Vitet e krizës në martesë: Ja kur ka më shumë gjasa që partnerja tju tradhtojë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT